Muhaxhirët – dosja britanike, (spastrimi etnik i Toplicës, Nishit, Prokuplës, Kurshumlisë, Leskovcit, Vranjës)
CHF29.90
Shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve prej trojeve të tyre etnike përbëjnë një prej krimeve më tragjike të historisë së popullit shqiptar. Këto shpërngulje do të marrin përmasa posaçërisht të mëdha e posaçërisht dhembjesjellëse duke filluar prej Krizës Lindore të viteve 1876-1880.
Muhaxhirët – dosja britanike, (spastrimi etnik i Toplicës, Nishit, Prokuplës, Kurshumlisë, Leskovcit, Vranjës)
Përgaditi: Bejtullah Destani
Parathënia nga Akademik Rexhep Qosja
Përktheu: Abdullah Karjagdiu
Lektor: Fadil Graiçevci
Për botuesin: Artin Ahmeti
Botues: Botime Artini
Shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve prej trojeve të tyre etnike përbëjnë një prej krimeve më tragjike të historisë së popullit shqiptar. Këto shpërngulje do të marrin përmasa posaçërisht të mëdha e posaçërisht dhembjesjellëse duke filluar prej Krizës Lindore të viteve 1876-1880.
Këto shpërngulje të dhunshme shqiptarët i provuan edhe në fund të shekullit XX kur Serbia me terror e dhunë shpërnguli afër një milion shqiptarë të Kosovës. Historianët shqiptarë, me gjithë pengesat e mëdha që u janë vënë prej arkivave të vendeve ballkanike, janë marrë me përkushtim të madh me këto shpërngulje. Përpjekjet e tyre për ta ndriçuar sa më gjerësisht e sa më thellësisht tragjedinë e shpërnguljeve të dhunshme të shqiptarëve prej trojeve të tyre vazhdojnë edhe sot.
Një konstribut i veçantë i këtyre përpjekjeve të historiografëve tonë është edhe libri Muhaxhirët i historianit dhe arkivistit të shquar, Bejtullah Destani, me dokumente pothuaj të pashfrytëzuara më parë mbi shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve prej vendbanimeve të tyre të cilat Serbia i quante Serbia jugore, duke dëshmuar kështu se territoret e pushtuara ushtarakisht ajo më parë i pushtonte edhe gjuhësisht. “Rexhep Qosja”
Pjesë nga Libri:
Zoti Gould për Markezin e Salisbury-t. — (Marrë më 10 mars.) (Nr. 60)
Imzot, Beograd, më 26 shkurt 1879.
Si një hap paraprak në drejtim të organizimit të rregullt administrativ të territoreve që i janë dhënë kohët e fundit, Qeveria Serbe ka parashikuar hartimin e një liste ku do renditen fshatrat e përfshirë në secilën nga të katërta provincat, mes të cilave ndahen këto fshatra. Sipas kësaj liste, janë 248 fshatra në krahinën e Nishit, 189 në atë të Pirotit, i njëjti numër në atë të Vranjës, dhe 372 në atë të Toplicës, ose të gjitha bashkë 998 fshatra në të katra provincat e sipër-përmendura. Tani ata janë të përfshirë tërësisht në kryerjen e regjistrimit të popullatës me synimin e bërjes së vlerësimeve për përcaktimin e taksave.
Kam, dhe etj…
(Firmosur) G. F. GOULD