POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Muhtesar Sahih El-Buhari

CHF29.90

S’ka stok

Publikimi i tretë i librit “Muhtesar Sahih el-Buhari”, në vija të përgjithshme i përmbahet të dytit, por si çdo proces ribotimi, ka pësuar përmirësime të reja, kryesisht nga ana grafike. Megjithatë, teksti arabisht i haditheve profetike është rishikuar tërësisht nga studiuesi Mahmud Arnauti dhe ka arritur një shkallë të lartë saktësie.

Category:

Titulli: Muhtesar Sahih El-Buhari
Autori: Imam Zejnudin Ahmed Ibn Abdul-Latif Zebidi
Redaktimi dhe Parathënia: Mahmud Abdulkadir Arnauti

Në vijim të veprimtarisë së tij botuese, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) nxori në qarkullim gjatë muajit nëntor 2015, një botim të ri të librit “Muhtesar Sahih el-Buhari”. Ky është botimi i tretë i këtij libri në përgjithësi, ndërkohë që bie në sy përsëritja e publikimit të tij brenda pak muajve nga botimi i dytë.

Shtysat për ribotimin e kësaj vepre në një periudhë të shkurtër kohore lidhen kryesisht me pozitën e lartë që ajo gëzon në panteonin e literaturës islame, për shkak se përmbledh transmetimet më autentike  nga Profeti Muhamed (a.s.). Një faktor tjetër që e bëri të nevojshme përsëritjen e këtij botimi, është edhe kërkesa e lartë për të, që vjen nga lexuesi i literaturës islame në trevat shqipfolëse.

Publikimi i tretë i librit “Muhtesar Sahih el-Buhari”, në vija të përgjithshme i përmbahet të dytit, por si çdo proces ribotimi, ka pësuar përmirësime të reja, kryesisht nga ana grafike. Megjithatë, teksti arabisht i haditheve profetike është rishikuar tërësisht nga studiuesi Mahmud Arnauti dhe ka arritur një shkallë të lartë saktësie.

Në aspektin grafik, botimi i ri ka një kopertinë të re, të punuar bukur me teknikën e serigrafisë dhe përdorimin e varakut gold nëpër linja. Pjesa e brendshme e librit është punuar me ngjyra; sfondi i tekstit arabisht ka një ngjyrë të lehtë rozë dhe nëntitujt janë me ngjyrë të kuqe. Në këtë mënyrë krijohen thyerje që e bëjnë librin më të këndshëm për syrin e lexuesit dhe shumë estetik si paraqitje.

Kategoritë

Muhtesar Sahih El-Buhari

CHF29.90