Mukaddime, Një hyrje në Historinë Botërore, vëllimi 1 dhe 2
CHF59.90
Ibn Halduni (1332-1406) është figurë madhore e mendimit botëror, dijetar që vuri bazat e shkencave humane, i mbiquajtur “Njutoni i shkencave sociale”, “ylli i vetëm i kohës se vet”, një erudit që ka lëvruar në shumë fusha, si në sociologji, në filozofinë e historisë, demografi, historiografi, histori kulturore, diplomaci, ne teorine ushtarake, teologji, ekologji, ekonomi, teori politike, biologji, kimi, etj. Interpretimet e tij jane pike e ndritshme në erresiren e dogmatizmit fetar te epokes mesjetare, kur sundonin doktrinat fideiste kishtare që nuk linin hapesire per çfarëdo nderhyrjeje ideore njerezore rreth konceptualizimeve te shoqërisë dhe rregullimit shoqeror. Ai llogaritet lajmetari i pare, madje edhe themelues apo “baba i sociologjise”. Revista e UNESCO-s Prospects: Quarterly Review of Comparative Education (1993/1994) e ka vene Ibn Haldunin në mesin e 100 mendimtareve me te medhenj te historisë njerezore.
Titulli: Mukaddime, Një hyrje në Historinë Botërore, vëllimi 1 dhe 2
Titulli i origjinalit: Ibn Khaldun, The Muqaddimah, An Introduction to History, Princeton University Press, New Jersey, 1967
Autorë: Ibn Haldun
Përktheu nga anglishtja: Ermal Bino
Biblioteka: Lexo
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor biblioeteke: Ali Pajaziti
Radaktor artistik dhe dizajni: Edib Agagjushi
Redaktor teknik: Naser Fera
Mbikëqyrës i shtypit: Kemal Ismaili
Boton: Logos – A
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus Print – Shkup
Ibn Halduni (1332-1406) është figurë madhore e mendimit botëror, dijetar që vuri bazat e shkencave humane, i mbiquajtur “Njutoni i shkencave sociale”, “ylli i vetëm i kohës se vet”, një erudit që ka lëvruar në shumë fusha, si në sociologji, në filozofinë e historisë, demografi, historiografi, histori kulturore, diplomaci, ne teorine ushtarake, teologji, ekologji, ekonomi, teori politike, biologji, kimi, etj. Interpretimet e tij jane pike e ndritshme në erresiren e dogmatizmit fetar te epokes mesjetare, kur sundonin doktrinat fideiste kishtare që nuk linin hapesire per çfarëdo nderhyrjeje ideore njerezore rreth konceptualizimeve te shoqërisë dhe rregullimit shoqeror. Ai llogaritet lajmetari i pare, madje edhe themelues apo “baba i sociologjise”. Revista e UNESCO-s Prospects: Quarterly Review of Comparative Education (1993/1994) e ka vene Ibn Haldunin në mesin e 100 mendimtareve me te medhenj te historisë njerezore.
Mukaddime apo Prolegomena (Hyrja) është një veper që ka lene gjurme te pashlyera ne historine e shkences, një nga perlat e kultures humane që në menyre autentike pasqyron opusin shumepermasor te Ibn Haldunit. Mukaddime trajton marredheniet ndermjet kushteve gjeografike dhe jetes shoqerore, jep një tipologji te shoqerive, flet per fenomenin e “asabijjes” (ndjenjes grupore) dhe per teorine mbi shtetin, per marredheniet fe-shtet, per institucionin e hilafetit, aty shpaloset teoria e fazave, teoria organiciste per shoqerine etj. Ne kete veper flitet edhe per jeten me vendbanim konstant (sedentare), per marredheniet qytet-fshat, per mardhëniet midis shoqerise dhe struktures ekonomike, per çeshtjet epistemologjike, per klasifikimin e diturive, pedagogjine dhe sociologjine e letersise. Sipas Ibn Haldunit, jeta shoqerore është e domosdoshme, “njeriu per nga natyra e vet është i civilizuar”. Solidariteti reciprok i njerezve e siguron asabijjetin, ndjenjen per solidaritet midis njerezve, te cilët jane te afert midis vetie per arsye te gjenezes se njejte (asabijjetu’n-neseb) ose per ndonje arsye tjeter (asabijjetu’s-sebeb), per te luftuar se bashku kunder oponenteve.
Interpretimi i Ibn Haldunit per historine si proces i veprimeve njerezore-shoqerore është koncept i perparimit ciklik e jo vijor. Ibn Halduni thote se shtetet dhe qyteterimet kane pese faza gjate te cilave ato e plotesojne jeten e tyre natyrore: faza e fitores, e despotizmit, e mireqenies dhe rehatisë, e pages dhe e shkaperderdhjes e shkaterrimit. Sipas Ibn Haldunit, sociologjia (ilmu’l-umran) është një shkence që merret me analizimin e kultures dhe struktures shoqerore, organizmin shoqeror dhe gjendjet qe kane te bejne me te, me kulturen dhe qyteterimin.
lbn Halduni me idete e tij ka ndikuar te shkencetare si Vico, Hegel, Oswald Spengler, Sorokin, Arnold Toynbee, Braudel, Gellner, Rosenthal, te nje plejade e tere e filozofeve te historise dhe e themeluesve bashkekohore perendimore te sociologjise.
Nisur nga kjo, ardhja ne shqip e Mukaddimes eshte nje prurje e rendesishme nga SHB “Logos-A” per zhvillimin e shkencave shoqerore ne gjuhen shqipe, ne veçanti per sociologjine, gjithnje duke konsideruar se ajo eshte nder kryeveprat e mendimit klasik dhe nder veprat me kapitale ne historine e dijes ne pergjithesi.