POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 60. -CHF (BRENDA ZVICRËS) NDËRSA JASHTË ZVICRËS POSTA 14.90. -CHF

Mulla Iljaz Broja e Qamil Hoxha

CHF11.90

5 stok

Mulla Iljaz Broja-Spahia dhe Qamil Hoxha, i pari Hoxhë e; dyti Agronom, janë dy personazhe, dy tragjedi dhe dy dëshmi, që detektojnë të gjitha ato katrahura, viktima e vetëflijime, që populli shqiptarë dhe prijësit e tij dhanë për të mbijetuar.

Titulli: Mulla Iljaz Broja e Qamil Hoxha
Autor: Fazli Kajtazi
Boton: Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës
Shtëpia Botuese: Dituria Islame
Biblioteka: Personalitete islame
Për botuesin: Mr. Naim Tërnava
Redaktor: Mr. Qemajl Morina
Recenzent: Mehmet Haziri, shkrimtar
Lektor: Prof. Sylejman Morina
Përgaditja teknike: Hanefi Berisha
Shtypi: “Printing Press”

Mulla Iljaz Broja-Spahia dhe Qamil Hoxha, i pari Hoxhë e; dyti Agronom, janë dy personazhe, dy tragjedi dhe dy dëshmi, që detektojnë të gjitha ato katrahura, viktima e vetëflijime, që populli shqiptarë dhe prijësit e tij dhanë për të mbijetuar.

Për jetën dhe veprën e Mulla Iljaz Brojës po shkruhen dhe do të shkruhen libra, do të rrëfehen tregime, pse jo edhe romane e vargje poetike. Dorëshkrimi im nuk kishte pretendime të tilla. Ai përkufi zohet vetëm me atë pjesë episodike tragjike që Mulla Iljazi përjetoi dekadën e fundit të jetës së tij. Jam i vetëdijshëm se ajo pjesa tjetër e fushëveprimit patriotik e humanistik të Mulla Iljaz Brojës këtij dorëshkrimi i mungon. Diç nga kjo mangësi e huazova, duke cituar dy pjesë nga libri i autorit Fazli Hajrizi, që së pakut e reflektojnë një njohuri, që lexuesit ia bënë me dije kush ishte ai hoxhë, ai patriot e besimtar i fesë dhe idesë që nuk hezitojë të vdes për ato ideale, që i kishte në zemër, në shpirtin e një besimtari në Zotin dhe njeriun e tij.

Madhështia e Mulla Iljaz Brojes që besoi se mund të shndërrohet në një film dokumentar, pse jo edhe ndryshe, shihet edhe nga vetëflijimi kur u vu në pikëpyetje familja e nikoqirit nga Leqina, fëmijët e saj, që dridheshin si thupra në ujë kur dëgjonin ulurimet e oficerëve të UDB-së, grave që ishin grumbulluar afër magjes ku gatuhej buka, dhe burrave, që ishin të gatshëm të luftojnë bashkë me Hoxhën kundër një njësiti, që me çdo kusht synonte ta ketë në dorë njeriun, që ishte kundërshtar i një regjimi që s’kishte fe as moral.

Falënderoi të gjithë ata, që me rrëfimet, tregimet dhe njohuritë e detajuara, me ndihmuan të hedhë në letër një dorëshkrim, kushtu ar dy personazheve në 60-vjetorin e vrasjes së tyre, që besoi se do të jenë kontribut modest në literature tonë dokumentaristike-historike.

Kategoritë

Mulla Iljaz Broja e Qamil Hoxha

CHF11.90

Add to Cart