Musa alejhis-selam
CHF11.90
Historitë e Kuranit janë rrugëkalimi i cili të çon drejt të kuptuarit të drejtë të Kuranit. Ato i përngjajnë lundrës, e cila perdoret për te kaluar nga njëra anë e lumit tek ana tjetër. Historitë jane si nje anije që të lejon të udhëtosh në detin e pafund të Kuranit dhe të përfitosh nga xhevahiret e tij. Ato janë mënyra më praktike dhe më e lehtë, që Zoti ka zgjedhur për të përçuar idetë, konceptet dhe parimet islame te njerëzimi. Kështu, nëpërmjet historive, Zoti përçon konceptin më madhor të krijimit, atë të teuhidit (njësimit). Profeti Musa alejhis-selam është përmendur më shumë se çdo profet tjetër në Kuran.
Titulli: Musa alejhis-selam
Autorë: Amër Halid
Përkthyes: Elmaz Fida
Lektor: Erblina Kaba
Kopertina: Jusuf Saliu
Faqosja: Furkan Ism
Botues: Sh. B. Furkan Ism
Shtypi: Print Ism – Shkup
Historitë e Kuranit janë rrugëkalimi i cili të çon drejt të kuptuarit të drejtë të Kuranit. Ato i përngjajnë lundrës, e cila perdoret për te kaluar nga njëra anë e lumit tek ana tjetër. Historitë jane si nje anije që të lejon të udhëtosh në detin e pafund të Kuranit dhe të përfitosh nga xhevahiret e tij. Ato janë mënyra më praktike dhe më e lehtë, që Zoti ka zgjedhur për të përçuar idetë, konceptet dhe parimet islame te njerëzimi. Kështu, nëpërmjet historive, Zoti përçon konceptin më madhor të krijimit, atë të teuhidit (njësimit). Profeti Musa alejhis-selam është përmendur më shumë se çdo profet tjetër në Kuran.
Fakti që profeti Musa alejhis-selam është përmendur kaq shpesh në Kuran, është tregues se ai ka qenë nga njerëzit dhe protetët e dashur të Zotit. Ai është profeti i vetëm, të cilit Zoti i ka folur pa ndërmjetës. Historia e profetit Musa alejhis-selam është zhvilluar në katër etapa dhe në katër shtete. Ngjarjet dhe ndodhitë e saj janë zhvilluar në Egjipt, Jordani, Arabi Saudite dhe Palestinë. Profeti Musa alejhis-selam është heroi dhe simboli i lirisë. Ai është përkrahësi dhe ndihmuesi i të vobektëve dhe i njerëzve pa përkrahje. Personazhi kryesor l kësaj historie,ka lindur dhe është rritur në zemrën e Egjiptit.