Muslimanja ideale

CHF32.00

Out of stock

Titulli: Muslimanja ideale
Titulli në Boshnakisht: Želiš li biti idealna muslimanka
Author: Dr. Muhammed Ali El-Hashimi
Përkthyen nga boshnjakishtja: Liridona Adili, Agim Avdiu
Redaktura fetare: Bedri Robaj
Redaktura gjuhësore: Avni Avdiu
Realizimi kompjuterik: Besnik Hamiti
Botues: Sh. B. Klubi Studentor
Shtypi: Focus Print

Që kohë më parë kisha dëshirë të flaktë që të shkruaj një libër për femrën muslimane, mirëpo nuk kam pasur mundësi ta realizoj këtë dëshirë, pasi kam qenë i zënë me shumë obligime tjera. Megjithatë, dëshira ime për ta shkruar atë libër nuk u shua, pasi libri do ta shpjegonte karakterin e femrës së mirë muslimane e cila udhëhiqet nga mësimet e fesë së saj, e kupton urtësinë e islamit, i pason urdhrat e tij dhe u përmbahet kufijve që ia ka caktuar ai.

Edhe pse kaluan vite dhe unë isha i preokupuar me çështje tjera, interesi im për këtë çështje u thellua edhe më shumë dhe dëshira ime për ta nxjerrë në dritë një libër të tillë u shtua, pasi unë e ndieja se kjo ishte diçka me shumë rëndësi; ai do të hidhte dritë mbi jetën e muslimanes dhe do të shpjegonte si duhet të jetë karakteri i saj, në pajtim me vullnetin e Allahut dhe të kuptuarit e saj të statusit të lartë në të cilin e ka ngritur Allahu. Për shumë vite isha i vendosur që ta shkruaja një libër të tillë, derisa Allahu më bekoi dhe më mundësoi ta shkruaj atë në vitin 1999.

Arsyeja për interesimin tim në paraqitjen e karakterit të muslimanes rrjedh nga të metat që i kam vërejtur në jetën e femrave të kohës sonë, ku ato bëjnë teprime në disa aspekte të islamit dhe i neglizhojnë dhe i lënë anash disa aspekte tjera.

Për shembull, ti ndoshta e sheh një muslimane të devotshme dhe të mirë, e cila i praktikon të gjitha ritet e fesë së saj, por ajo e neglizhon higjienën e gojës dhe trupit dhe nuk brengoset për erën e keqe që del nga goja dhe trupi i saj; ose ndoshta ajo i kushton kujdes shëndetit dhe higjienës së saj, por ajo nuk i kryen të gjitha ritet dhe aktet e adhurimit të obliguara nga feja e saj…..

Përmbajtja e librit: MUSLIMANJA DHE ZOTI SAJ, Besimtarja është e kujdesshme ( e matur ), Ajo e adhuron Allahun e Madhëruar, Rregullisht i fal pesë kohët e namazit, Ajo shkon në xhami, Ajo merr pjesë në namazin e Bajramit, Ajo i fal namazet synet dhe nafile, Ajo e fal Namazin ashtu siç duhet, Ajo jep Zekat nga pasuria e saj, Ajo agjëron ditën dhe falet natën gjatë muajit të Ramazanit, Ajo agjëron vullnetarisht, Ajo shkon në Haxh, Ajo e kryen umren, Ajo u nënshtrohet urdhrave të Allahut, Ajo nuk qëndron vetë me të huaj, Ajo mban hixhab, Ajo ik përzirjes me burra, Ajo nuk përshëndetet me dorë me personat që nuk i ka mahrem, Ajo nuk udhëton pa mahrem, Ajo e pranon dëshirën dhe caktimin e Allahut, Ajo i drejtohet shpesh Allahut me pendim, Ajo ndjen përgjigjësi për anëtarët e familjes së saj, Qëllimi i saj kryesor është ta arrij kënaqësinë e Allahut, Ajo e kupton ç’do të thotë të jesh rob i Allahut, Ajo punon për të ndihmuar fenë e Allahut, Ajo krenohet me karakterin e saj islam dhe fenë e vërtetë, Ajo i është nënshtruar vetëm Allahut, Ajo urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja, Ajo shumë lexon Kuran, FEMRA MUSLIMANE NË RAPORT ME VETVETEN, TRUPI SAJ, Ha dhe pi me masë, – Ajo rregullisht bën ushtrime, Trupi dhe rrobat e saj gjithmonë janë të pastra, Ajo kujdeset për gojën dhe dhëmbët e saj, Ajo kujdeset për floktë e saj, Ajo duket bukur, INTELEKTI I SAJ, Ajo kujdeset për intelektin e saj duke kërkuar dituri, Çfarë duhet të di një femër muslimane?, Arritjet e femrave muslimane në fushën e shkencës, Ajo nuk beson në besëtytni, Ajo asnjëher nuk ndalet së lexuari dhe mësuari, SHPIRTI SAJ, Ajo i kryen rregullisht ibadetet dhe e pastron shpirtin e saj, Ajo shoqërohet me njerëz të mirë dhe shkon në ligjirata fetare, Ajo shpesh bën dua, MUSLIMANJA DHE PRINDËRIT E SAJ, Ajo sillet ndaj tyre me dashuri dhe respekt, Ajo e di statusin e tyre dhe detyren e saj ndaj tyre, Ajo ka mirësjellje dhe respekt për prindërit e saj edhe nëse ata nuk janë muslimanë, Ajo ruhet nga mosdëgjushmëria ndaj prindërve, Në vend të parë për të është nëna, e pastaj babai, Ajo sillet me dashamirësi ndaj tyre, MUSLIMANJA DHE BASHKËSHORTI I SAJ, Martesa në islam, Ajo zgjedh një bashkëshort të mirë, Ajo e dëgjon dhe e respekton bashkëshortin e saj, Ajo sillet me respekt dhe dashuri ndaj nënës dhe familjes së tij, Ajo është e dashur për bashkëshortin e saj dhe gjithmonë tenton ta bëjë të lumtur, Ajo nuk i zbulon fshehtësitë e tij, Ajo i qëndron afër dhe e këshillon, Ajo e përkrah bashkëshortin e saj të japë lëmoshë në emër të Allahut, Ajo i ndihmon në përkuljen ndaj Allahut, Ajo e mbush zemrën e tij me gëzim, Ajo zbukurohet për të, Ajo është e lumtur dhe falënderuese kur e sheh atë, Ajo ndan me të të mirën dhe të keqen, Ajo nuk shikon burrat e huaj, Ajo nuk ia përshkruan atij bukuritë e grave të huaja, Ajo mundohet që të formojë për të një atmosferë të qetë, Ajo është tolerante dhe fal shumë, Ajo ka karakter të fortë dhe është e mençur, Ajo është bashkëshortja më e suksesshme, MUSLIMANJA DHE FËMIJËT E SAJ, Ajo e ka të qartë se sa përgjigjësi ka për fëmijër e saj, Ata u përdorin metodat më të mira për edukimin e tyre, Ajo e tregon dashurinë dhe lidhjen e fortë me fëmijët e saj, Ajo i trajton në mënyrë të barabartë djemtë dhe vajzat e saj, Ajo nuk i mallkon fëmijët e saj, Ajo është e kujdesshme ( e vëmendshme ) me krejt ata që mund të ndikojnë në to, Ajo mbjell tek ata mirësjellje dhe qëndrime të drejta, MUSLIMANJA DHE DHËNDURËT E REJAT E SAJ, Reja e saj, Raporti i saj me nuse, Ajo di që të zgjedhë re të mirë, Ajo e di ku e ka vendin, Ajo i këshillon por nuk përzihet në jetën e tyre private, Ajo e respekton dhe sillet mirë me të, Ajo është e urtë dhe e drejtë në gjykimin e resë së saj, Dhëndri i saj, Qëndrimi i saj ndaj dhëndrit, Ajo di të bëjë zgjellje të mirë kur zgjedh dhëndrin, Ajo e respekton dhe e nderon, Ajo i ndihmon vajzës së saj që të bëhet bashkëshorte e mirë, Ajo është e drejtë dhe asnjëherë nuk e mban vetën anën e vajzës së saj, Ajo përballet me problemet me mend në kokë, MUSLIMANJA DHE FAREFISI I SAJ, Vështrimi i islamit ndaj lidhjeve farefisnore, Muslimanja i mban lidhjet farefisnore në pajtushmërin me mësimet islame, Ajo ruan kontaktet edhe me familjarët jomuslimanë, Ajo e kupton çka do të thotë ”mbajtje e lidhjeve farefisnore”, Ajo i mban lidhjet farefisnore dhe atëherë kur ata nuk e bëjnë këtë, MUSLIMANJA DHE FQINJTË E SAJ, Muslimanja sillet me përzemërsi dhe me dashuri ndaj fqinjëve të saj….

Kategoritë

Muslimanja ideale

CHF32.00