Nata e parë në martesë dhe jeta intime në martesë sipas të drejtës së Sheriatit

CHF4.00

Out of stock

Kjo broshurë ju ofron rregulla të Sheriatit për natën e parë të martesës dhe rregulla të marrëdhënieve intime në Islam, ashtu që rinia jonë të mësojë dhe të dijë se pas marrëdhënieve intime është i obliguar që ta lajë tërë trupin (të marrë gusull ), se si duhet të jetë sjellja e tij në këto akte intime, si t’i lutet All-llahut xh.sh për bereqet në jetën bashkëshortore.

Category:

Titulli: Nata e parë në martesë dhe jeta intime në martesë sipas të drejtës së Sheriatit
Autorë: Mr. Muharrem Shtullanoviq
Biblioteka: “Hamza” – f. Dobërdoll
Përkthyes: Afet Beadini
Recensues: Kamber Kamberi
Lektor: Mr.Elez Ismaili
Korrektor: Hamit Shabani
Përgatitja kompjuterike: Skender Qazimi
Ballina: Berzat Sadiku
Boton: SH.B. “ THESARI”- GOSTIVAR
Për botuesin: Afet Beadini
Shtypi:Shtypshkronja –Thesari f.Dobërdoll

Në kohën tonë, ashtu siç na lajmëroi i Dërguari i Zotit, si parashenjë e Kijametit është se do të mbretërojë një liri e plotë seksuale e cila do t’i tejkalojë të gjithë kufijtë. Madje sot pothuaj se të gjitha mediumet na thërrasin në amoralitet, ku me të madhe trupi i femrës (por edhe i burrit) shfrytëzohet si çdo material tjetër harxhues.

Edhe ne jemi dëshmitarë të marrëdhënieve seksuale publike, në rrugë, para kamerave e masë-mediumeve tjera, pa asnjëfarë turpi. Prandaj në këtë mënyrë dëshirojmë që ta informojmë rininë tonë islame që janë të martuar, apo ata që dëshirojnë të martohen, me rregullat themelore të të drejtës së fesë, pra për këtë segment të rëndësishëm të jetës, që të dinë se si ë të sillen në pajtueshmëri me rregullat islame, duke i bërë hapat e para të bashkëshortësisë në një mënyrë të lejuar, duke themeluar një bashkëshortësi bazat e së cilës janë të përhershme, të forta, me bereqet, sipas rregullave që iu shpallën Muhammedit a.s.

Kjo broshurë ju ofron rregulla të Sheriatit për natën e parë të martesës dhe rregulla të marrëdhënieve intime në Islam, ashtu që rinia jonë të mësojë dhe të dijë se pas marrëdhënieve intime është i obliguar që ta lajë tërë trupin (të marrë gusull ), se si duhet të jetë sjellja e tij në këto akte intime, si t’i lutet All-llahut xh.sh për bereqet në jetën bashkëshortore.

Rregullat e jurisprudencës islame, ku bëjnë pjesë edhe rregullat e natës së parë të martesës dhe marrëdhëniet intime, në një numër të madh të rasteve është një lëmi e panjohur për rininë tonë, e aq më pak i dinë adabet dhe sunnetet në lidhje me atë. Këto rregulla tek ne janë lënë pas dore për shumë shkaqe. Një nga këto shkaqe me siguri është, turpi për të folur për këtë temë në një mënyrë të hapur, ndërsa shkaku tjetër është mosekzistimi i punimeve në këtë temë në gjuhën shqipe, gjithsesi edhe moskuptimi i librave dhe përmbledhjeve të haditheve që flasin për këtë temë, teksti burrimor i të cilave është në gjuhën arabe. Për këtë shkak, dëshirojmë që në pika të shkurtra të përmendim ato gjëra që na i mësoi i Dërguari a.s si shembull për ne gjatë jetës në këtë botë, kështu që ata që dëshirojnë t’i përmbahen praktikës fetare të kenë një orientim, duke e ndjekur rrugën e të Dërguarit a.s.

Kategoritë

Nata e parë në martesë dhe jeta intime në martesë sipas të drejtës së Sheriatit

CHF4.00