Ndalesa për ata që synojnë shpëtimin nga zjarri i Xhehnemit
CHF4.00
O ju që u dua në emër të Allahut! I shkruaj këto fjalë ndërsa gjendja ime flet: Zoti im, mos më dëno ngase unë e pranoj atë që ka qenë prej meje. Sa lëshime i kam ndër njerëz ndërsa Ti ndaj meje je i mëshirshëm dhe mirënjohës. Kur mendoj për pendimin për to kafshoj gishtat dhe kërcëllej dhëmbët. Nuk kam rrugëdalje tjetër pos shpresës sime, Faljes Tënde nëse falë, dhe mendimit tim të mirë. Njerëzit mendojnë se jam i mirë, ndërsa unë, vërtet, jam njeriu më i prishur nëse nuk më falë. I lutem Allahut të na falë mëkatete tona, të kalojë përmbi veprimet tona të papëlqyeshme, si dhe të bëjë të vdesim e Ai të jetë i kënaqur me ne…
Titulli: Ndalesa për ata që synojnë shpëtimin nga zjarri i Xhehnemit
Titulli i origjinalit: Fe Setedhkurune ma ekulu lekum
Autor: Abdurrahman b. Abdul-Muhsin
Përkthyes: Dr.sci. Selim Sylejmani
Për botuesin: Zekerija B. Abdullahu
Redaktor: Avni Aliu, teolog
Redaktor gjuhësor: Prof. Nazmi Shurdhani
Përgaditja kompjuterike: Adil Beqaj
Shtypi: Drita press – Prishtinë
Botues: Sh. B. Drita e jetës – Gjilan
O ju që u dua në emër të Allahut! I shkruaj këto fjalë ndërsa gjendja ime flet: Zoti im, mos më dëno ngase unë e pranoj atë që ka qenë prej meje. Sa lëshime i kam ndër njerëz ndërsa Ti ndaj meje je i mëshirshëm dhe mirënjohës. Kur mendoj për pendimin për to kafshoj gishtat dhe kërcëllej dhëmbët. Nuk kam rrugëdalje tjetër pos shpresës sime, Faljes Tënde nëse falë, dhe mendimit tim të mirë. Njerëzit mendojnë se jam i mirë, ndërsa unë, vërtet, jam njeriu më i prishur nëse nuk më falë. I lutem Allahut të na falë mëkatete tona, të kalojë përmbi veprimet tona të papëlqyeshme, si dhe të bëjë të vdesim e Ai të jetë i kënaqur me ne…
Në fillim ju përkujtoj fjalët e Pejgamberit të Allahut, sal-lall-Ilahu alejhi ve sel-lem: “Jepni dhurata ndërmjet vete dhe do të duheni. ” Vërtet, dhurata më e mirë që vëllau mund t’ia japë vëllaut të vet dhe motrës së vet për nga feja, është këshilla ose udhëzimi në mënyrë që të jetë furnizim për rrugë në dynjallëk dhe mbrojtje në ahiret, ndërsa ne në shembullin e Pejgamberit të Allahut, sal lall llahu alejhi ve sel-lem, e kemi modelin më të mirë.