Në çfarë Kosove do të jetojmë, sprova e një gazetarie komentuese

CHF8.90

4 in stock

Tekstet e botuara në faqet e gazetës “Besa”, në rubrikën Ballkanoskopia, që nga numri i parë i saj i datës 5 tetor 2005 e deri më 25 prill 2007, nuk janë shkruar me idenë që të funksionojnë si tërësi unike, si libër. Por, kur vihen në një kontekst më të gjerë të përpjekjeve për t’i komentuar ngjarjet që kanë ndodhur, veçmas zhvillimet politike në Kosovë, këto tekste më duket se shndërrohen në disa shenja që e tregojnë rrugën e kaluar. Nëse lexohen nga fillimi drejt fundit, ato e shpalosin një rrugë të njohur, nëpër të cilën kemi kaluar me shumë vështirësi dhe e cila na ka tjetërsuar aq shumë sa që na duket se edhe vetë rrugën e kaluar, po e përjetojmë për herë të parë.

Category:

Titulli: Në çfarë Kosove do të jetojmë, sprova e një gazetarie komentuese
Autor: Milazim Krasniqi
Redaktor: Muhamed Jusufi
Redaktore gjuhësore: Mimoza Sinani
Ballina dhe faqosja: Arsim Murseli
Boton: Shoqata kulturore “Zëri ynë”
Shtypi: Focus – Shkup

Tekstet e botuara në faqet e gazetës “Besa”, në rubrikën Ballkanoskopia, që nga numri i parë i saj i datës 5 tetor 2005 e deri më 25 prill 2007, nuk janë shkruar me idenë që të funksionojnë si tërësi unike, si libër. Por, kur vihen në një kontekst më të gjerë të përpjekjeve për t’i komentuar ngjarjet që kanë ndodhur, veçmas zhvillimet politike në Kosovë, këto tekste më duket se shndërrohen në disa shenja që e tregojnë rrugën e kaluar. Nëse lexohen nga fillimi drejt fundit, ato e shpalosin një rrugë të njohur, nëpër të cilën kemi kaluar me shumë vështirësi dhe e cila na ka tjetërsuar aq shumë sa që na duket se edhe vetë rrugën e kaluar, po e përjetojmë për herë të parë.

Natyra jonë harrestare është e tillë, që na bën të harrojmë edhe vuajtjet tona e lëre më se çfarë është thënë e çfarë s’është bërë para dy vjetësh. Ne edhe mund të kemi harruar vërtet se varrezat e shqiptarëve muslimanë janë në pjesën veriore të Mitrovicës, ndërsa varrezat ortodokse serbe në pjesën jugore të qytetit, por edhe krahas harresës sonë, ato varreza janë po aty. As shqiparët mund t’i nderojnë lirisht të vdekurit e vet, as serbët të vetët. Ne po ashtu mund të kemi harruar çfarë kanë thënë e çfarë kanë bërë drejtuesit e këtij vendi gjatë këtyre dy viteve, por rezultati i punës së tyre është një ankth dhe një vuajtje konkrete dhe e stërzgjatur. Ndoshta pikërisht pse edhe kemi qëlluar kaq shumë harrestarë.

Kategoritë

Në çfarë Kosove do të jetojmë, sprova e një gazetarie komentuese