Në fenë e të parëve

CHF21.90

4 in stock

Ne shqiptarët, a mos jemi të destinuar të mos zgjohemi kurrë prej “gjumit intelektual “!? Ajo thënia proverbiale e Churchill-it merr kuptimin “shqiptar“ kur ngrihet problem i “kalimit në fenë e të parëve“ , jo si një zgjidhje individuale, por si çështje kolektive. Aq më shumë, ky problem i vetëkrijuar e i trumpetuar në ekstremizëm, paraqet një kohë të “pakohë“, kur problemet madhore shqiptare janë futur në një rrugë pa krye:

Titulli: Në fenë e të parëve
Autorë : Hajrudin S. Muja
Botues : Logos – A
Biblioteka : Botime te veçanta
Për botuesin : Adnan Ismaili
Kryeredaktor : Husamedin Abazi
Redaktor bibliotek : Afrim Gashi
Redaktor : Nexhat Ibrahimi
Redaktorë gjuhësor : Nazif Zejnullahu
Redaktor artistik dhe dizajni: Edi Agagjyshi
Redaktor teknik: Halil Berisha
Mbikëqyrës i shtypit: Kemal Ismaili
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus Print – Shup

Ne shqiptarët, a mos jemi të destinuar të mos zgjohemi kurrë prej “gjumit intelektual “!? Ajo thënia proverbiale e Churchill-it merr kuptimin “shqiptar“ kur ngrihet problem i “kalimit në fenë e të parëve“ , jo si një zgjidhje individuale, por si çështje kolektive. Aq më shumë, ky problem i vetëkrijuar e i trumpetuar në ekstremizëm, paraqet një kohë të “pakohë“, kur problemet madhore shqiptare janë futur në një rrugë pa krye: Shqipria e zhytur në përçarje politike, Kosova ende pa e zgjidhur problemin e sigurisë, ende pa kufi me Serbinë, në Maqedoni probleme me qeverinë, me arsimin, ekonominë etj, në Luginën e Preshevës një dyzinë problemesh kombëtare përballë pushtuesit serb, në Mal të Zi shqitarët që e ndihmuan pavarësimin, të përçarë në rryma të shumta politike, ndërsa Çamëria pothuajse është harruar fare.

Shqiptarët nuk janë i vetmi popull që kanë armiq, por asnjë armiqësi nuk mund ti dëmtojë ata më shumë se armiqësia e ndaj njëri tjetrit! Asnjë shoqëri nuk mund të përparojë nën hijen e errët të inatit dhe kokëfortësisë. Me këtë gjendje ku është katandisur shoqëria shqiptare, vetëm edukimi dhe intelekti janë rruga drejtë bashimit, drejtë forcimit dhe çlirimit intelektual, shpirtëror e moral. Klasa politike dhe elita intelektaule shqiptare duhet të vetëdijësohen se problemi shqiptarë i servirur përmes “Kryqit drejtë Evropës“ nuk mund të zgjidhet duke përjashtuar edhe gjysmëhënën, sepse ato dyja janë pjesë e pasurisë kombëtare. Çdo vonesë në këtë drejtim vetëm se do të kënaqë armiqtë tanë të dëshmuar prej nga e kanë zanafillën idetë e tilla.

Kjo shtresë e sotme e “intelektualizmës shqiptare“ që po i fryn borisë së rrezikut nga Islami i shqiptarëve, për fat të keq nuk drejtohet prej njerëzve të rëndomtë, të abonuar nëpër kafene që sillen rrugëve pa ditur se ku shkojnë, megjithëse përshtypjen ta japin të tillë. Ata janë bërë pjesë e mediave, analistë të shkrimeve që nuk i kanë lexuar kurrë, pjesë e politikës shqiptare që pranojnë vetëm ti binden “shkopit të dirigjentit“.

Kategoritë

Në fenë e të parëve

CHF21.90

Add to cart