Nektari i Vulosur i Xhenetit

CHF29.90

S’ka stok

Jetëshkrimi i Resulullahut gjithnjë do të jetë pikëvrojtim historik, burim i pashtershëm nga i cili do të frymëzohen gjeneratatë tëra, kureshtarë të etshëm, të cilët janë trashëgimtarë të pejgamberisë, pishtarë të imanit, flakadani i të cilëve do të flakërojë përgjithmonë, e aureoli i dritës së tyre do të përhapet vazhdimisht.

Titulli: Nektari i Vulosur i Xhenetit – Studim i jetëshkrimit të të Dërguarit të Allahut
Titulli i origjinalit: Er-Rahikul-Mahtum
Autor: Safijurrahmen El-Mubarekfuri
Përktheu: Muhamed Iljaz Donlaku
Redaktor: Ekrem Avdiu dhe Agron Terziqi
Redaktor gjuhësor: Lemane Kullashi dhe Arian Koçi
Shtypi: Graf Ing – Prishtinë
Faqe: 550
Botues: Shtëpia Botuese “Gjurma”

Jetëshkrimi i Resulullahut gjithnjë do të jetë pikëvrojtim historik, burim i pashtershëm nga i cili do të frymëzohen gjeneratatë tëra, kureshtarë të etshëm, të cilët janë trashëgimtarë të pejgamberisë, pishtarë të imanit, flakadani i të cilëve do të flakërojë përgjithmonë, e aureoli i dritës së tyre do të përhapet vazhdimisht.

Kush e ka studiuar me përkushtim rrugën e jetës së Resulullahut dhe i ka kushtuar rëndësi të mjaftueshme vlerave të tijideore, meditative dhe praktike, sheh zinxhirin e pashkëputur të ngjarjeve interesante dhe të jashtëzakonshme historike, në të cilatResulullahu dhe një grup i vogël besimtarësh kanë mbizotëruarqysh në atë kohë me shumë njohuri shkencore. Prejardhja e materies, shkaqet e gravitacionit të Tokës dhe shumë njohuri të tjera ngaKur’ani ua kanë ngritur atyre njerëzoren në shkallë të paparë dhe të panjohur deri atëherë në gjininë njerëzore. Kush thellohet më tepërnë jetën dhe në veprën e Resulullahut ndeshet me një transformim misterioz nga historia e thatë, sterile e boshe, që i ngjasonshkretëtirës, në një histori të begatë porsi toka e pasur e pjellore nga e cila mbin e më vonë rritet njerëzorja, dituria, qytetërimi dhebukuria. Nga burimi i Resulullahut njerëzit shuan etjen, nga kopshti i tij i trëndafilave ata volën frute dhe lule aromatike. Me këto janëushqyer dhe janë qortuar vetëm aq sa të dihej se janë njerëz e jo engjëj. Ke mundur t’i dëgjosh duke thënë:

“Ekziston një shkretëtirë e madhe në përqafimin e së cilës u rritën njerëzit të cilët e pranuan Islamin dhe e përhapën atë në hapësirat e pllakosura nga errësira, duke zhdavaritur para vetes terrin dhe injorancën.”

Kategoritë

Nektari i Vulosur i Xhenetit

CHF29.90