Nënë Tereza – Vendimi final
CHF29.00
Çka bëri në të vërtetë Nënë Tereza për njerëzimin dhe shqiptarët?
Miti i Nënë Terezës është krijuar nga Vatikani dhe propaganda mediale. Nuk ka asnjë fakt që mund të vërtetohet se ajo u ka ndihmuar të varfërve praktikisht. Tërë ndihma e saj të varfërve kanë qenë gënjeshtrat, mashtrimet dhe zhdukja e varfërisë me fjalë që Vatikani dhe mediat i shpifnin si fjalë të Zotit. Ju lutem, të dashur lexues, gënjeshtrat dhe shpifjet e Nënë Terezës nuk ishin, nuk janë, e kurrë nuk do të jenë fjalë të Zotit.
Titulli: Nënë Tereza – Vendimi final
Autori: Aroup Chatterjee
Nr. faqesh: 441
Botoi Jehona Study Center
Pjesë nga Libri :
Çka bëri në të vërtetë Nënë Tereza për njerëzimin dhe shqiptarët?
Miti i Nënë Terezës është krijuar nga Vatikani dhe propaganda mediale. Nuk ka asnjë fakt që mund të vërtetohet se ajo u ka ndihmuar të varfërve praktikisht. Tërë ndihma e saj të varfërve kanë qenë gënjeshtrat, mashtrimet dhe zhdukja e varfërisë me fjalë që Vatikani dhe mediat i shpifnin si fjalë të Zotit. Ju lutem, të dashur lexues, gënjeshtrat dhe shpifjet e Nënë Terezës nuk ishin, nuk janë, e kurrë nuk do të jenë fjalë të Zotit. Nënë Tereza praktikisht vetëm i ka sjellur dhe vazhdon të i sjell të këqija njerëzimit, e më së shumti shqiptarëve. Për Nënë Terezën janë shkruar shumë libra sipas qejfit, propagandës, ëndrrave, gënjeshtrave dhe qëllimeve djallëzore. Lexues të dashur, pse nuk uleni edhe ju pranë kompjuterit dhe të shkruani çka të doni në favor të Nënë Terezës? Edhe ne kemi mundur ta bëjmë këtë. Po ua lëjmë juve sepse ne nuk e kemi ndërmend të merremi me fantazira. Bota nuk është e ndërtuar në bazë të fantazirave. Bota vepron në bazë të argumenteve. Në vijim ne prezentojmë vetëm një pjesë të vogël të argumenteve. Nëse nuk jeni të interesuar në argumente që mund të i vërtetoj secili që ka sy dhe mendje të shëndoshë, ju lutem prej toke deri në qiell edhe njëherë: ndaloni leximin këtu. Për të gjithë të interesuarit në thash e themet dhe propandën për Nënë Terezën sqarimi u dha më lartë.
Në këtë librin do të lexoni:
Kapitulli 1. Nënë Tereza e Kalkutës
Kapitulli 2. Në brendi të fakteve për Nënë Terezën
Kapitulli: 2.1 Kush e zbuloj dhe formësoj mitin e Nënë terezës
Kapitulli i 3: Si lindi miti – Marrëdhënia e saj me Mugerixhen?
Epilog i kapitullit 3 – çmimi Nobel për Paqe: Disa probleme dhe çështje serioze (faqe 82-94).
Tregon për dallaveret dhe lojërat e pista në dhënien e çmimit Nobel aq shumë të përfolur dhe kritikuar në tërë botën, atë për Paqe.
Kapitulli 4: Si e kryejnë gazetarët dhe autorët “punën e Zotit”?
Tregon si Nënë Tereza i ka mashtruar shpesh gazetarët në fillim, dhe më vonë ata janë detyruar për përfitime financiare të tramsetojnë mesazhet e Nënë Terezës. “Në 18 shtator të vitit 2000, një murgeshë e Nënë Terezës e quajtur motër Francisca u arrestua nga policia e Kalkutës për mbajtjen e paligjshme të katër fëmijëve mbyllur dhe djegien me qëllim të dorës së njërit prej tyre, shtatëvjeçarit Karabi Mondal…Gjatë gjithë natës motër Francisca, sistematikisht i terrorizoi fëmijët dhe dogji dorën e Karabi Mondal” (faqe 124).
“Në 30 qershor të 2001, motër Francisca u dënua dhe iu dha mundësia e një gjobe të vogël ose dy muaj (burgim i thejshtë). Ajo pagoi gjobën…Shtatëdhjetëvejçarja (70), motër Francisca, është një njeri shumë i lig, megjithëse mizoria e shprehur me gjakftohtësi nuk është e pazakontë midis murgeshave të Terezës në Kalkuta” (faqe 125). Kjo do të thotë se misioni i Nënë Terezës në Kalkuta ka qenë edhe torturimi i njerëzve.
Kapitulli 5: Kalkuta
Tregon për portretizimin e Kalkutës si vend i egër, i shkatërruar dhe i dreqit që e kishte bërë Nënë Tereza në Përendim. Më e rëndësishmja ndër të gjitha në këtë kapitull është se Çaterxhi ia çjerr maskën e dreqit Nënë Terezës duke i treguar qenieve njerëzore që kanë sy dhe mendje se kjo vjen nga një familje e cila gjithmonë ka jetuar në krizë, dhe nga kombi më i varfër i Evropës. “Vetëm brenda një jave, në mars të vitit 1997, 12 000 emigrantë ekonomik emigruan nga Shqipëria për në Itali nepërmjet Adriatikut. Kjo konsiderohet si lëvizja më masive e njerëzve në Evropë, nga një vend që nuk ishte në luftë. Nënë Tereza e konsideronte veten shqiptare, por me kushtin se familja e saj ishin me prejardhje nga Italia. Megjithatë, lidhja me Italinë nuk u qartësua kurrë”.
Kapitulli 6: Të varfërit e Kalkutës, një profil dhe video-intervistat e mia me ta
Hulumtim me fakte të gjalla, statistika dhe përpunim të të dhënave.
Kapitulli 7: Shtëpitë e Nënë Terezës – pamje nga brenda
Tregon për rezidencat luksoze të Nënë Terezës në Papua Guiena e Re, diku në cepin e largët të botës, për të mos e pa kush Nënë Terezën. Skandale të shumta. Çaterxhi referohen në gazetën prestigjioze Reuters e cila thoshte: “[Urdhëri] Nënë Tereza e quajtura shpirti i lagjeve të varfëra, e cila ka 650 shtëpi, kjo shifër nganjëherë bëhet 700 në 120 vende tjera të botës etj, etj” (faqe 239). Lista e gjatë e shtëpive luksoze përfshinë qyetet Kalkuta, Mançester, Londër, Liverpool, Glazgou, Amsterdam, Bruksel, Berlin, Stokholm, Nju Jork, Kopenhagë, San Francisko, Barcelonë, Vankuver, Uashington D.C. e shumë metropole tjera ku duhej të luftohej varfëria?!!!
Kapitulli 8: Vatikani i kërkon mikut të tij të madh të shkruaj një roman – Historia e një Qyteti Plot Gëzim dhe Hollywoodi në Kalkuta
Tregon për një film rreth Nënë Terezës të xhiruar në Shri Lanka. Autori shpreh habinë pse xhirimi nuk u bë në kryqytetin e Perandorisë më të madhe që ka njohur njerëzimi – në Kalkutë, ku Nënë Tereza kishte shkuar për të eliminuar të gjitha të këqijat e këtij njerëzimi që po rrjedhnin nga Kalkuta, ndërsa nga ai qyetet po priste mrekulli Perandori Ruse. Atë qyetet nuk që në gjendje ta pushtoj Perandoria Japoneze përkundër se aviacioni i fuqishëm luftarak i saj e bombardoi disa herë gjatë dy viteve.
Kapitulli 9: Llogaritë bankare të Nënë Terezës
Paraqet fakte për lidhjet e Nënë Terezës me matrapazë prej të cilëve ka marrë para. Shumica e fondeve kanë ardhur nga veprimtaritë kriminale. Më 1981 Nënë Tereza ishte nën hetime nga një gjykatë italiane për këto punë të pista. Vatikani kishte ndërhyrë për ta ndaluar dhe shpëtuar fytyrën e vet. Tregon fakte tjera të shumta për mashtrime financiare.
Kapitulli 10: Politikat e Nënë Terezës
Fakte të gjalla se Nënë Tereza s’kishte asgjë të bëjë punët e bamirësisë. Edhe pse ajo lëshonte deklarata se nuk merrej me çështje politike, ajo vazhdimisht ladronte poshtë-lartë, andej-këndej duke u takuar me Reganin, princeshën Diana, spiunë të CIA-s dhe shumë politikanë tjerë në Përendim.
Faqet 308-310 janë të ilustruara me fotografi. Shihen Auto-ambulancat me mbishkrimin “Missionaries of Charity (Misionarët e Bëmirësisë) të cilat nuk shërbejnë për të bartur pacientë por si taksi luksoz për murgesha. Brenda auto-aumbalcës shihen murgeshat të ulura dhe tjerat duke hipur. Auto-ambulaca shërbejnë edhe për transportimin e pulave për murgoeshat, por jo për transportimin e pacientëve (fotografia tjetër). Disa fotografi tjera tregojnë gjendjen e atyre qendrave nën përkujdesjen e misionit të Nënë Terezës, ku Çaterxhi thotë se gjendja u përkeqësua prej se Nënë Tereza mori në mbikëqyrje ato. Në foto shihen njerëz të stprkequr sikur të ishin në kampet e përqendrimit.
Kapitulli 11: Sa shoqata të tjera janë duke vepruar brenda dhe përreth Kalkutës?
Përshkrim detaj i një numri të madh shoqatash, çka bëjnë dhe rezultatet e tyre. Puna dhe rezultatet e secilave prej tyre më të mira dhe më të ndershme se puna djallëzore e Nënë Terezës.
Kapitulli 12: Marrpdhëniet e Kalkutës me Nënë Terezën
Qytetarët e zakonshëm të Kalkutës nuk e kanë njohur Nënë Terezën. Nënë Terezën me tepër e njeh propaganda e mediave në Përendim.
Kapitulli 13: Vdekja dhe funerali
Kapitulli 14: Nga shenjtore e gjallë në shenjtore
“Mos më kthe mua në një njeri të parëndësishëm duke u përpjekur që të më bësh shenjtore” – Dorothy Day, aktiviste katolike sociale për të varfërit” (faqe 415).
Kapitulli pastaj përshkruan pislliqet Vatikanit për shenjtërimin e Nënë Terezës. Çaterxhi paraqet dëshminë detaje përpara komisionit për bekimin dhe kanonizimin e Nënë Terezës (faqe 417-432). Prej asaj pjese e deri në fund të librit (faqe 433-441) Çaterxhi tregon për rolin e Vatikanit në bekimin e krimeve rrënqethëse kundër njerëzimit të kryera nga katolikët. Këtu ne jemi më ekspertë se Çaterxhi dhe kemi fakte më shumë se ai për kishën katolike dhe ortodokse në kanonizmin dhe shenjtërimin e kriminelëve. Vatikani ka strehuar, fshehur dhe mbajtur shumë kriminelë të LDB-së që ishin katolikë. Nga ish-Jugosllavia shumë kriminel ustashë janë fshehur nga Vatikani. Njëri prej tyre i quajtur Petar Brzica, i cili llogaritet se ka thyer rekordin në kampin e Jasenovcit duke ua hequr kokën me thikë 1360 të burgosurve, ende nuk dihet se ku gjindet, a është gjallë apo ka vdekur.[6] Vatikani e di. Në anën tjetër, kisha ortodokse serbe ka bërë bekimin e kriminelëve të quajtur Shkorpion për masakrën e Srebrenicës.
Libri ka një rekord prej 395 fusnotave, të gjitha të bazuara në fakte të gjalla. Vlerësimin e lexuesve, të verzionit anglisht,
3. Kujt i besonte Nënë Tereza dhe ku e ka vendin?
Se kujt i besonte Nënë Tereza u vërtetua më lartë. Besimi i saj ishte në para, takime me politikanë, vizitat nepër metropolet botërore, pushimet në vilat për super të pasur në Papua Guine e Re, propaganda, deklaratat boshe, dhe ato që libri i Çaterxhit thotë se njerëzit e zakonshëm i quajnë “gënjështra të bardha”. Menjëherë pas vdekjes së saj janë shqyrtuar arkivat e veprimtarisë, me çrast janë bërë publike shumë letra të saj, që nga koha para shkuarjes në Indi për herë të parë e deri në vitet e fundit të jetës së saj. Në ato letra ajo i tregon haptas dyshimet serioze ndaj besimit të saj ose katolicizmit.. Aq ishte dyshimi i madh i saj në këtë religjion sa asaj i hyri frika në palcë se vet ajo nuk ishte asgjë tjetër pos hipokrite.
Çka në të vërtetë shkruante Nënë Tereza në ato letra?
“Ku është besimi im?” shkruan ajo. “Edhe thellë poshtë nuk ka asgjë pos zbrazëtirës dhe territ. Nëse diku ka Zot – të lutem më fal.”
“Për çka unë punoj?” pyet ajo. “Po të mos kishte Zot, nuk do të kishte shpirt. Po të mos kishte shpirt atëherë, Jezus, Ti gjithashtu nuk je i vërtetë.”
Këto përmbajtje i gjëni edhe në dhjetëra faqe tjera interneti në shqip. Burimi i tyre janë përkthimet nga gjuha angleze të botuara nga shumë agjenci lajmesh dhe institucione. Përmbajtja e letrave të shkruara me dorën e vet Nënë Terezës argumentojnë qartë dhe fuqishëm se ajo:
1) Nuk ka pasur besim në religjionin katolik;
2) E ka mohuar haptas ekzistencën e Zotit (kur thotë: “Nëse diku ka Zot?);
3) Ka qenë e vetëdijshme se po bënë një punë për të cilën mund të shpërblehet vetëm me Xhehenem. Lexoni edhe një herë kur thotë: “Edhe thellë poshtë nuk ka asgjë pos zbrazëtirës dhe territ. Nëse diku ka Zot – të lutem më fal.” Kjo përputhet në mënyrë të përkryer me atë që ka deklaruar Imami Shefqet Krasniqi se ajo e ka vendin midis Xhehenemit, fellë. I vetmi dallim është se Nënë Tereza për vendin e saj në ferr thotë “thellë”, ndërsa Imam Krasniqi thotë “fellë”. Kjo është e njëjta fjalë me të njëjtin kuptim;
4) “Për çka unë punoj?” është argument i fuqishëm se misioni i Nënë Terezës ka qenë fantazmë;
5) Nënë Tereza haptas mohon të dërguarin e Zotin kur thotë: “Jezus, Ti gjithashtu nuk je i vërtetë”. Nënë Tereza ka të drejtë kur mohon Jezusin dhe për këtë nuk është fajtore. Fajtor është keqinterpretimi katolik i Hazreti Isait a.s. Si të besohet interpretimi katolik për Jezusin (Isain a.s.) se Atë kinse e kanë torturuar tej mase dhe gozhduar në kryq ndërmjet dy hajdutëve? Si është e mundur që njëriu të veproj ashtu me të dërguarin e Zotit?
Për misionin e Nënë Terezës shumë herët ishin ngritur dilema edhe në mesin e shqiptarëve që nuk kishin lidhje me religjionin fare. Nëse dikush e ka tërë arkivën e gazetës ditore Bujku që dilte si zëvendësim pas mbylljes së Rilindjes, do ta gjëni diku në mesin e viteve ’90-ta një koment të një gazetari me titullin “Nënë, po ku [dreqin] je moj?” Gazetari që mund të ketë qenë i thejshtë për gazetën shtronte shumë interesante duke akuzuar Nënë Terezën se sa njerëz u vranë, sa nxënës u helmuan, sa fëmijë mezi ushqehen me bukë thatë në Kosovë, e ti (Nënë Terezë) shkon atje në Indi për ta ndihmuar një shtet me 1 miliardë banorë, një shtet që ka kundërshtuar shumë rezoluta për Kosovën në OKB, e kombi juaj vuan aq shumë nga varfëria e terrori duke u pakësuar në territor vazhdimisht gjatë historisë, etj, etj. Heshtjen e plotë të Nënë Terezës gjatë kauzës së Kosovës nën regjimin e Millosheviqit, shumë qytetar e arsyetonin kështu: “O le bre hiqmu sajna e mos ma permen atë emën se ajo ish kanë nana e maxhupve (d.m.th. indianëve)”. Ndihmat për shoqatat me emrin Nëna Terezë në Kosovë i siguronin muslimanët në vend dhe diasporë.