Nga morali shembullor i të Dashurve të Allahut 1
CHF11.90
Ky libër tregon për jetën e devotshme të miqëve të Allahut, të mbushur me detaje të shumta dhe të fshehta në rrugën e miqësisë me Allahun, në mënyrën më të bukur dhe më të përsosur, është shfaqur në jetën e të dashurve të Allahut. Për ne, ata janë personalitete shembullore të miqësisë me Allahun. E në mënyrë të veçantë, janë shembuj të rrallë në moralin e devotshmërisë së tyre.
Titulli: Nga morali shembullor i të Dashurve të Allahut 1
Titulli i origjinalit: Hak Dostlarının Örnek Ahlakından 1
Autor: Osman Nuri Topbash
Përktheu: Ilir Hoxha
Redaktor: Zija Vukaj
Kryeredaktor: Alban Kali
Design: Bledar Xama
Formati: 6 x 8.3
Faqe: 356
Botues: Progresi Botime
Ky libër tregon për jetën e devotshme të miqëve të Allahut, të mbushur me detaje të shumta dhe të fshehta në rrugën e miqësisë me Allahun, në mënyrën më të bukur dhe më të përsosur, është shfaqur në jetën e të dashurve të Allahut. Për ne, ata janë personalitete shembullore të miqësisë me Allahun. E në mënyrë të veçantë, janë shembuj të rrallë në moralin e devotshmërisë së tyre.
Trashëgimtarët e Pejgamberëve janë kulminacione përsosmërie, veprimi dhe udhëzimi, të shtrira në kohë të ndryshme. Për ata që nuk kanë pasur mundësi të shohin Pejgamberin dhe sahabët e tij, janë personalitete të fuqishme për t’u marrë shembull. Këshillat dhe udhëzimet e tyre, që me gjuhën e mëshirës gjallërojnë shpirtrat, janë vesa shpirtërore, të ardhura nga burime profetike.
Në fytyrën e miqve të Allahut, zemrat e të cilëve janë bërë dergjah, nuk mund të shihet kurrë një fytyrë e varur, e vrenjtur dhe e mërzitur. Fizionomia e miqve të Allahut u dhuron shpirtrave qetësi dhe i tërheq ata drejt një bote shpirtërore. Ata i tërheqin të mërziturit drejt sarajit të shpirtit, duke u bërë për ta fole ngushëllimi. A thua se shpirtrat e tyre janë qendra qetësie dhe rehabilitimi shpirtëror.
Gjithashtu, ata i tërheqin njerëzit si magnete nga e vërteta, duke u shndërruar në qendër ndikimi pozitiv. Allahu i Lartmadhëruar i ka pajisur me moralin e Tij, duke i dashur dhe duke i bërë po kaq të dashur edhe tek të tjerët. Prandaj miqtë e Allahut nuk harrohen edhe pasi ndërrojnë jetë, sepse vazhdojnë të jetojnë në zemrat e dashamirësve të tyre.