Nga Profeti i Mëshirës Frymëra mëshironjëse dhe mrekullia Kur’anore

CHF19.90

7 in stock

Shkaku themelor i përpjekjes sonë për ta shprehur jetën shembullore e të zgjedhur të të Dërguarit të Allahut qoftë edhe brenda kufijve të ngushtë të rreshtave, ka qenë gjetja e mundësisë për t’u ofruar një rreze drite nga fryma shpirtërore e Tij zemrave të turbulluara, të lodhura e të drobitura në ditët tona, kur njerëzimi i nënshtruar përgjithësisht ndaj materies dhe forcës, po jeton nën sundimin e egos, dëshirave dhe pasioneve të ulta!

Titulli: Nga Profeti i Mëshirës Frymëra mëshironjëse dhe mrekullia Kur’anore
Titulli i origjinalit: Rahmet Peygamberi’nden RAHMET ESİNTİLERİ ve KUR’ÂN MÛCİZESİ
Autor: Osman Nuri Topbash
Përktheu: Mithat Hoxha
Design: Bledar Xama
Botues: Progresi Botime

Shkaku themelor i përpjekjes sonë për ta shprehur jetën shembullore e të zgjedhur të të Dërguarit të Allahut qoftë edhe brenda kufijve të ngushtë të rreshtave, ka qenë gjetja e mundësisë për t’u ofruar një rreze drite nga fryma shpirtërore e Tij zemrave të turbulluara, të lodhura e të drobitura në ditët tona, kur njerëzimi i nënshtruar përgjithësisht ndaj materies dhe forcës, po jeton nën sundimin e egos, dëshirave dhe pasioneve të ulta!

Veç kësaj, ka qenë dëshira për të mund të marrë pjesë nga virtytshmëria dhe përkryershmëria e Profetit tonë të dashur, të cilin e kanë përshëndetur edhe drurët dhe gurët, të cilin e kanë lartësuar Krijuesi i Lartë i Gjithësisë së bashku me engjëjt e Tij të panumërt, duke e përshëndetur me salat dhe selam, pra, duke u lutur për paqe e mëshirë për të!

Njëra prej enigmave të evenimentit dashuri që është shkaku i ekzistencës së gjithësisë, është hyrja e dashuruesit në rrugën e tjetërsimit thelbësor me anë të shndërrimeve në tipare sipas tipareve të të dashuruarit. Pavarësisht se në ç’masë janë mundësia dhe kapaciteti i dashuruesit, është e padiskutueshme se dashuria jep një rezultat në çfarëdo niveli sasior e cilësor sipas vlerave sublime të subjektit ose objektit për kah i cili priret!

Tërë njerëzimi është nevojtar për pretekstualitetin dhe ndërmjetësimin e Profetit. Edhe mundësia për ta konceptuar në mënyrë të për kryer të vërtetën e tij me anë të aftësisë njohëse njerëzore, edhe mundësia për ta shpjeguar me anë të Ħalëve këtë konceptim të arritur, është e pamundur. Në të vërtetë, deklarimi mbi entitetin e Tij të lartë nuk ka mundësi tjetër veç mbylljes në pafundësinë e heshtjes!

Ndërkaq që në përshkrimin e jetës së Tij të shquar, gjuhët paraqiten absolutisht të dobëta e të paaĞa, edhe shprehja jonë e reflektuar nga zemra jonë, në gjuhën tonë, është vetëm e vetëm sa një pikë uji në krahasim me detin!

Pavarësisht nga gjithçka, çdo gjë që flet për Të dhe që na e kujton Atë, ka një realitet më vete, një frymë shpirtërore më vete, një poetikë më vete dhe një hijeshi më vete! Një mijë e një ornamente dhe rrjedha të fuqisë hyjnore në gjithësi janë një asociacion, një jehonë dhe një buzëqeshje prej dritës dhe bukurisë sublime të Tij!

Kategoritë

Nga Profeti i Mëshirës Frymëra mëshironjëse dhe mrekullia Kur’anore

CHF19.90

Add to cart