Ngritja dhe rënia e kombeve, forcat e ndryshimit në botën paskrizë

CHF25.90

6 stok

I mbushur me të dhëna shumë të vlefshme… po aq edhe me gjykime të mrekullueshme dhe histori domethënëse, libri është thjesht udhërrëfyesi më i mirë në ekonominë globale të ditëve të sotme. Pavarësisht nëse jeni vëzhgues i kësaj ekonomie, apo investoni në të, nuk keni luksin të mos e lexoni.

Titulli: Ngritja dhe rënia e kombeve, forcat e ndryshimit në botën paskrizë
Origjinali: The rise and fall of nations
Autori: Ruchir Sharma
Shqipëroi: Dr. Valbona Nathanaili
Përgaditja estetike e librit: You Name it
Shtypi: Shtypshkronja Vi-print.com
Shtëpia botuese: Pema

I mbushur me të dhëna shumë të vlefshme… po aq edhe me gjykime të mrekullueshme dhe histori domethënëse, libri është thjesht udhërrëfyesi më i mirë në ekonominë globale të ditëve të sotme. Pavarësisht nëse jeni vëzhgues i kësaj ekonomie, apo investoni në të, nuk keni luksin të mos e lexoni.

Komente mbi librin:

“Si mund të shkruhet një libër bindës sa i takon ngritjes dhe rënies së kombeve të caktuara në pesë vitet në vijim? Me shumë gjasë, jo duke sugjeruar se kjo është më se e zakonshme, me përjashtim të rasteve që janë pasojë e gabimeve të pafalshme politike. Vërtet, Ruchir Sharma, drejtues i tregjeve në zhvillim pranë Morgan Stanley, ofron shumë më tepër se kaq në Ngritja dhe rënia e kombeve.

Sharma përshkruan të gjitha udhëtimet e tij në botë, nga takimi me Vladimir Putinin dhe bisedën me George W. Bushin, në analizën që u bën atyre në faqet në vijim të librit, shtuar edhe përpjekjet e jashtëzakonshme me synim identifikimin e “dhjetë rregullave të qarta” që duhen ndjekur, bazuar në një bazë të dhënash gjigante për shumë vende, shtrirë në periudha të gjata kohore që shkojnë deri në disa dekada.” – William Easterly, The Wall Street Jornal

“Libri analizon, paralelisht, vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim, ku në të parat, falë demokracisë së konsoliduar, një rol të rëndësishëm në kohështrirjen e një cikli ekonomik luajnë bankat, ndërsa në të dytat, për shkak të një demokracie më shumë se të brishtë, këtë rol e marrin shpesh politikanët, sepse në përgjithësi bankat janë në varësi të tyre…

Libri është një leksion i shkëlqyer për ekonominë dhe zhvillimin, të cilit i janë hequr ekuacionet, po i është shtuar dimensioni social dhe i përgjegjshmërisë që duhet të tregojmë për progesin e vendit.” – Valbona Nathanaili, Milosao, Gazeta Shqiptare

“Për vlerësimin e forcave që veprojnë në botën e ditëve tona, Ngritja dhe rënia e kombeve është një udhërrëfyes i dobishëm dhe ngacmues.” –
Financial Times

“I mbushur me të dhëna shumë të vlefshme… po aq edhe me gjykime të mrekullueshme dhe histori domethënëse, libri është thjesht udhërrëfyesi më i mirë në ekonominë globale të ditëve të sotme. Pavarësisht nëse jeni vëzhgues i kësaj ekonomie, apo investoni në të, nuk keni luksin të mos e lexoni.” – Fareed Zakaria

“Argëtues, i mprehtë dhe i ndershëm deri në fund… Sharma ka aftësinë për të ndërtuar paralele krahasuese ndërmjet vendeve. Historia e Australisë dhe e emigracionit të saj lart qëndron në kontrast me historinë e Japonisë e të izolimit të saj…

Por Sharma është edhe shumë i saktë. Për vendet që karakterizohen nga një sistem i kalbur financiar, një shkundje e sistemit bankar është baras me shkundjen e shoqërisë… Libri i z. Sharma është një udhërrëfyes shumë i mirë për të kuptuar bumet dhe shpërthimet e tregjeve të mëdha financiare në vendet në zhvillim.” – The Economist

“Një udhërrëfyes i vlefshëm për rendin e ri ekonomik… Sharma ka qenë një nga profetët e parë të krizës së borxhit kinez.” – Rana Foroohar, Time Magazine

“Sharma shkruan në mënyrë interesante dhe mirë… Libri është i pasur me shembuj dhe histori nga jeta e përditshme… Dhe ju ndihmon të mos rreshtoheni në anën e humbësve.” – David Smith, The Times (UK)

Kategoritë

Ngritja dhe rënia e kombeve, forcat e ndryshimit në botën paskrizë