Një dialog i pambaruar
CHF11.90
2 in stock
Libri’ Një dialog i pambaruar’ përmban në vetvete dy qëllimet, sjell dialogun e një intelektualeje dhe autoreje nga Tirana, dhe Kim Mehmetit nga Shkupi.
Në këtë intervistë -rrëfim do të lexoni se si Kim Mehmeti erdhi dhe u bë njeriu pë r të cilin lindi.Siç ai rrëfen pa asnjë klishe,i ati do kishte dashur që i biri të bëhej hoxhë ose mjek.Larg çdo parashikueshmërie dhe projektimi prindëror Kim Mehmeti u bë ai që lindi.
Është avangarde të gjykosh mbi identitetin e shqiptarëve,në mënyrën si Kim Mehmeti e vendos dhe e përcakton atë .Qëndrimet e Kim Mehmetit për të dhënat e identitetit shqiptar,janë qëndrimet e njeriut që e do atë që është dhe do ta perfeksionojë atë që na është emëruar ne që kur lindëm.
Një përvojë që duhet lexuar me doemos në këtë rrëfim të intervistuar.Rrugëtimi që përvijohet në këtë rrëfim është historia e rrugës së njeriut,i cili zgjedh kush është pasi provon të jetë shumë gjëra të tjera. Në të vërtetë ky dialog i papërfunduar mes Aldës dhe Kimit është edhe portret i përbashkët i dy bashkëbiseduesve të cilët njëri nëpërmjet pyetjeve e tjetri nëpërmjet përgjigjeve, na shpalosin shumë të vërteta për vetveten. Libri përmban parathënie të Grida Dumës.
Autore:Alda Bardhyli
Shtëpia botuese:Logos-A
Botuesi:Adnan Ismaili
Kryeredaktor:Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke:Muhamed Jashari
Redaktor artistik dhe disenji:Edib Agagjyshi
Redaktor teknik:Halil Berisha
Mbikëqyrës i shtypit:Kemal Ismaili
Libri’ Një dialog i pambaruar’ përmban në vetvete dy qëllimet, sjell dialogun e një intelektualeje dhe autoreje nga Tirana, dhe Kim Mehmetit nga Shkupi.
Në këtë intervistë -rrëfim do të lexoni se si Kim Mehmeti erdhi dhe u bë njeriu për të cilin lindi.Siç ai rrëfen pa asnjë klishe,i ati do kishte dashur që i biri të bëhej hoxhë ose mjek.Larg çdo parashikueshmërie dhe projektimi prindëror Kim Mehmeti u bë ai që lindi.