Një këshillë 1001 mësime
CHF9.90
Në këtë libër janë përmbledhur një pjesë e kritereve të rëndësishme Islame, që janë të domosdoshme për një jetë të lumtur. Pothuajse të gjitha temat trajtohen përreth një tregimi apo historie të jetës së pejgamberëve, të sahabëve fisnikë, njerëzve të ditur e miqve të Allahut. Në këtë mënyrë, synohet që me ndihmën e shembujve konkretë të vërtetat të bëhen më të kuptueshme.
Titulli: Një këshillë 1001 mësime
Titulli origjinal: Bir Nasihat, Binbir Ibret
Autor: Osman Nuri Topbash
Përktheu: Albert Halili
Redaktor: Zija Vukaj
Kryeredaktor: Alban Kali
Design: Bledar Xama
Formati: 5.4 x 7.9
Botues: Progresi Botime
Në këtë libër janë përmbledhur një pjesë e kritereve të rëndësishme Islame, që janë të domosdoshme për një jetë të lumtur. Pothuajse të gjitha temat trajtohen përreth një tregimi apo historie të jetës së pejgamberëve, të sahabëve fisnikë, njerëzve të ditur e miqve të Allahut. Në këtë mënyrë, synohet që me ndihmën e shembujve konkretë të vërtetat të bëhen më të kuptueshme.
Nëse shohim nga horizonti i besimit, vihet re shumë qartë se e gjithë kjo botë, nga fillimi në fund, është një shkollë besimi; të gjitha ndodhitë janë shfaqje të sprovave hyjnore; ndërsa jeta, është një udhëtim drejt vendit të përjetësisë. Detyra jonë më e rëndësishme në këtë karvan të pafundësisë, është të mos kaplohemi nga plogështia e egos, të mos kapemi të papërgatitur nga sprovat hyjnore dhe të mos bëhemi udhëtarë të trashë, të tromaksur dhe të hutuar të kësaj jete të përkohshme. Përkundrazi, të jemi vigjilentë përballë shfaqjeve të mistershme dhe plot urtësi të madhështisë hyjnore.