POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Një thesar nga Gazaliu, doracak për shpirtin e paepur

CHF5.90

7 stok

“Një Thesar nga Gazaliu” përmban dyzet pasazhe nga librat e Ebu Hamid Gazaliut, kryesisht nga libri “Rringjallja e shkencave të fesë”, të cilave iu kam bashkëngjitur dyzet artikuj me një gjuhë, të cilën e pandeh të përshtatshme për kohën që jetojmë, e cila u predikon mendjeve dhe zemrave të lexuesve muslimanë dhe jomuslimanë.

Titulli: Një thesar nga Gazaliu, doracak për shpirtin e paepur
Titulli në origjinali: A Treasury of Ghazali, A Companion of the Untethered Soul
Përktheu nga gjuha angleze: Vehap Kola
Autor: Mustafa Abu Sway
Redaktura: Agron Islami
Lektura: Roald Hysa
Dizajni i librit: Imtiaz Ahmed
Faqosja: Indrit Osmani
Mbikëqyrës shtypi: Adnan Salihu
Shtypi: Focus Print – Shkup
Botues: Shtëpia botuese Ajan

“Një Thesar nga Gazaliu” përmban dyzet pasazhe nga librat e Ebu Hamid Gazaliut, kryesisht nga libri “Rringjallja e shkencave të fesë”, të cilave iu kam bashkëngjitur dyzet artikuj me një gjuhë, të cilën e pandeh të përshtatshme për kohën që jetojmë, e cila u predikon mendjeve dhe zemrave të lexuesve muslimanë dhe jomuslimanë.

Temat e librit përfshijnë dashurinë e Zotit, lumturinë, edukimin, vetëkëqyrjen, vetëpërmbajtjen, drejtësinë, nivelet e përndritjes, promovimin e virtytit, parandalimin e së keqes dhe sëmundjet e kësobotshmërisë, siç janë preokupimi dhe dashurimi i famës në imazhin e saj modern, si dhe rikthimin në dashuri si një nga detyrat, duke përfshirë veton e metafizikës dhe kritikën kundrejt sjelljes shkatërruese njerëzore. Me pak fjalë, imam Gazaliu ishte mirëfilli një erudit mbi misterin e zemrave dhe lëngatave të tyre, por po aq, edhe mbi recetat e pastrimit dhe dëlirësimit të tyre, e mbase nga recetat më të mira shënon ajo e të mësuarit të besimit fëmijëve dhe imunizimin e tyre kundër dënglave që priren t’i ndjekin, pasi ata sot janë më të pambrojtur se kurrë më parë për shkak të përhapjes së mjeteve të komunikimit dhe rrjeteve shoqërore.

Nuk ka një rrugë të shkurtër, prandaj s’ka shtegdalje pa nxënësinë, besimin dhe veprimin, po aq sa pa ndeshjen me “unin” dashakeq, dyluftimin me djallin i cili është armiku i pakontestuar i njeriut, me të cilin nuk ka ç’përshtatje dhe ujdi të ketë. Jeta e kësaj bote është e shkurtër dhe e fundme, së këndejmi njeriu inteligjent nuk i jep përparësi ledhave të saj të atypëratyshme kundrejt lumturisë së pasosur të ahiretit. Ndërsa dynjaja është ara e ahiretit: këtu ka kultivim, ndërsa matanë vjelje.

Vërtetësisht, e keqja sado solide të jetë, prapëseprapë ajo është e ngathët në realitetin e saj, ndërkaq hiri pashmangshmërisht do ta mundë të keqen. Të qenit e njeriut në rrugën e drejtë nënkupton të qenit me të vërtetën, me mirësinë, me të drejtën, dhe të bukurën.

Kategoritë

Një thesar nga Gazaliu, doracak për shpirtin e paepur