POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Një udhëtim me urtarët

CHF14.00

6 stok

Kam përzgjedhur dhe grumbulluar artikujt dhe mençuritë e disa autorëve dhe intelektualëve të njohur të botës arabe, duke filluar nga Ali Tantavi, Selman Audeja, Aid el-Karni, Ratib Nabulsi, Abdul Kerim Bekar, Xhasim Mutava dhe Velid Fetihi.

Category: Tags: , , ,

Titulli: Një udhëtim me urtarët
Përmblodhi dhe përktheu nga gjuha Arabe: Agron Islami
Recenzent: Mr. Nehat Ismaili
Redaktor gjuhësor: Violeta Allmuca
Redaktor teknik: Duhejb Xhemaili
Botues: Shtëpia botuese Ajan

Per këtë libër të nderuarit e mi kam bërë një frekuentim të herë pas hershëm nëpër kopshtet e pasura të të urtëve, për t’i vjelë visaret kulturore të pemës së tyre të jetës, me uratë se ato do të na bëjnë mirë në rrugëtimin tonë jetësor, dhe se kanë për të qenë mbresëlënëse, të efektshme dhe të vlefshme në çdo kohë, vend dhe stinë, me synimin për të mbjellur në zemrat tona këndvështrimin e ndritur dhe optimist ndaj vetes, jetës, kësaj dhe botës tjetër.

Kam përzgjedhur dhe grumbulluar artikujt dhe mençuritë e disa autorëve dhe intelektualëve të njohur të botës arabe, duke filluar nga Ali Tantavi, Selman Audeja, Aid el-Karni, Ratib Nabulsi, Abdul Kerim Bekar, Xhasim Mutava dhe Velid Fetihi.

Temat brenda librit janë të ngjyrosura, janë tematika të lira, të përzgjedhura, aktuale, dobidhënëse, të qarta, të nevojshme, të cilat nga autorët e sipërmendur, mendoj, se janë trajtuar në formën profesionale, të thellësishme, urtore dhe nga inspirimi i përvojës së tyre jetësore!

Qofshin këto fryte të këndshme dhe të harmonizuara me shijet tuaja. Lexim të këndshëm!

“Kujt i është dhënë urtësia, atij i janë dhënë shumë të mirä” (Kur’an 2:269)

Kategoritë

Një udhëtim me urtarët

CHF14.00

Add to Cart