Njerëz të mëdhenj

CHF7.50

44 stok

Të flasësh mbi njerëzit e mëdhenj që erdhën pas të Dërguarit të fundit të Zotit, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është një nder i veçantë. Rreth tyre janë shkruar libra e libra, por kjo asnjëherë nuk mjafton, sepse historia e tyre nuk është rrëfyer asnjëherë pa ndonjë mangësi.

Category:

Titulli: Njerëz të mëdhenj
Autor: Amër Halid
Përkthyes: Elmaz Fida
Numri i faqeve: 132
Formati: A5
Viti i botimit: 2009
Botues : Shtëpia Botuese Furkan ISM

Të flasësh mbi njerëzit e mëdhenj që erdhën pas të Dërguarit të fundit të Zotit, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është një nder i veçantë. Rreth tyre janë shkruar libra e libra, por kjo asnjëherë nuk mjafton, sepse historia e tyre nuk është rrëfyer asnjëherë pa ndonjë mangësi.
Edhe ky libër i vogël sigurisht nuk ka synim plotësimin e këtij rrëfimi, sepse thjesht është e pamundur që një gjë e tillë të bëhet në kaq pak faqe.
Por e veçanta e këtij libri është mënyra dhe rruga që ka zgjedhur autori për të na ofruar si model para syve tanë këta njerëz të mëdhenj. Një trajtese modeste, por shumë e këndshme dhe kuptimplotë.
Ajo që i transformoi këta njerëz nga beduinë të thjeshtë në njerëz të mëdhenj, ishte Libri i Zotit, Kur’ani Famëlartë. Libri hyjnor dhe mrekullia e përhershme. Me këtë Libër, ata bënë sytë të shohin dhe veshët të dëgjojnë të vërtetën hyjnore dhe ngritën qytetërimin e drejtësisë dhe të paqes në botë.
Ai është një Libër të cilit nuk mund t’i mvishet e kota, pasi është Libër i Krijuesit të Urtë. Ai është Libër udhëzimi, mëshire, përgëzimi, shprese, drite dhe gjykues i drejtë. Ai udhëzon në më të mirën. Ai është lavdia e këtij Ummeti, madhështia dhe udhëzuesi i rrugës së drejtë.
Njerëzit e mëdhenj ishin të ndërgjegjshëm për këto karakteristika të Kur’anit Fisnik, prandaj edhe e bënë atë bashkëshoqëruesin e tyre më të mirë, mikun e tyre më të afërt, duke e lexuar natën dhe ditën. Ata e mësonin përmendësh, i kushtonin rëndësi mësimeve dhe konkluzioneve, kërkonin bereqet nga Zoti nëpërmjet Kur’anit dhe i zbatonin porositë e tij në jetë.
Gjithnjë duke pasur si pikënisje raportin e tyre ndaj Kur’anit Fisnik, autori edhe trajton në këtë libër temat në vijim:

– Devotshmëria tek njerëzit e mëdhenj, Deklarimi i parimeve tek njerëzit e mëdhenj, Dijet e njerëzve të mëdhenj, Durimi tek njerëzit e mëdhenj, Forca e personalitetit tek njerëzit e mëdhenj, Bujaria tek njerëzit e mëdhenj, Modestia tek njerëzit e mëdhenj, Vendosmëria tek njerëzit e mëdhenj, Përkujtimi i Zotit është jetë, etj….

Kategoritë

Njerëz të mëdhenj