POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Nuancat e dashurisë

CHF6.90

3 stok

Në këtë libër autori është i një ndjeshmërie të ndryshme në shtegun e tregimeve të dashurisë së tregimit turk. Dashurinë e trajton në sferën e qenies absolute dhe të lidhur me arsyet ekzistencialiste.

Titulli: Nuancat e dashurisë
Titulli i origjinalit: Aşkin Halleri
Autorë: Hüseyin Su
Përkthyes: Emir Hukallo
Redaktura gjuhësore: Mirlind Behluli
Faqosja: Emir Hukallo
Dizajni: Dorlir Kraja
Botues: Fleta

Në këtë libër autori është i një ndjeshmërie të ndryshme në shtegun e tregimeve të dashurisë së tregimit turk. Dashurinë e trajton në sferën e qenies absolute dhe të lidhur me arsyet ekzistencialiste.

Dashurinë s’e mendon vetëm nga një çasje njerëzore dhe trupore. Dashurinë e shkruan së bashku me dimensionet e saj. Atë e sqaron me të gjitha dimensionet dhe në kuadër të këtij konteksti.

Sado që dashuria të jetë një çështje njerëzore e cila i shtyn kufijtë, në tregimet e autorit Hysejin Su, krahas kontekstit të dashurisë gjithsesi sqarohet edhe tradita, feja, kultura dhe ndjeshmëria. Te Nuancat e Dashurisë, Hysejin Su e ballafaqon dashurinë me shumë nuanca të saj.

Autori shprehet kështu: “Te Nuancat e Dashurisë, femra e meshkuj, të ri e të moshuar, që të gjithë i përjetojnë ndonjërën, madje shumicën e këtyre nuancave. Ndonjëherë janë të guximshëm dhe sulmues, ndonjëherë frikacak dhe druhen e rrëçethen. Ndonjëherë e humbin kontrollin. Rrëzohen dhe mbesin. İ del në sipërfaqe qiltërsia e tyre ose habiten dhe mbesin ashtu si janë. Vjen në gjendje të tillë që s’e di çka kërkon. Mendon se e kërkon tërëbotën dhe ngarend pas saj. Vetmohet, e sheh si të shenjtë këtë vetmi dhe thuajse bëhet shurdhëmemec.

Mashkulli rrethohet, femra rrethon. Femra është e fuqishme në dashuri; më logjike, më llogaritëse më dominuese. Mashkulli është më i dobët. S’ka mashkull që i kryen punë fuqia ndaj femrës që e do, madje s’ka mashkull që e barazon veten me të dashurën. İ dashuruari asnjëherë s’e sheh veten, nuk thotë unë, dashurinë s’e kujton si sakrificë dhe s’e kupton ashtu. Gjithnjë e madhëron të dashurën, sepse me të e ka mbushur botën e tij. Ai do ta sheh vetëm një fytyrë/panoramë. Sipas tij qenia përbëhet nga nuanca së cilës i përket.”

“Dashuria është pasionim i njeriut ndaj të pamundshmes dhe vrapimi pas saj. Në një kuptim rritje e nivelit të gjentilesës dhe në një kuptim tjetër kjo është nuancë e modestimit të zemrës e orientuar drejt individualitetit. Kur fytyra e dashurisë të jetë kthyer drejt epshit, ajo pëson rënie, kurse me tu kthyer drejt bukurisë, qiltërsisëdhe shpirtit atëherë fillon të bëhet më gjentile.”

Kategoritë

Nuancat e dashurisë