Nuhu Dhe Përmbytja E Madhe
CHF29.90
Ky libër flet për profetin Nuh (alejhi selam).
Nuhu (alejhi selam) erdhi në përfundim të qytetërimit të parë njerëzor i cili filloi nga koha e Ademit (alejhi selam), por që pastaj devijoi nga njësimi i Krijuesit të Madhërishëm në adhurim, jeta njerëzore në faqen e Tokës avancoi në aspektin material, por u dobësua dhe devijoi rrugën e vlerave shpirtërore dhe të njohjes së Krijuesit të tij Madhështor. Pas kësaj, Allahu i Madhëruar e dërgoi Nuhun (alejhi selam) i cili ua sqaroi argumentet e Allahut dhe ua rrënoi justifikimet, pastaj u zbatua ligji i Allahut në ta dhe u shkatërruan e u shfarosën, ndërsa atij i besuan një pakicë me të cilët formoi qytetërimin e paqes dhe bekimit pas përmbytjes së madhe.
Autori: Dr. Ali Muhamed Sallabi

Libri është pjesë e enciklopedisë “Të dërguarit e vendosur – ulul-azmi minel murselin”. Shpresoj nga Zoti i Lartësuar që të jetë e sinqertë për Fytyrën e Tij fisnike dhe e dobishme për njerëzit, sepse njerëzimi ka nevojë të madhe për njohjen e biografisë së profetëve dhe të dërguarve nëpërmjet Librit të Allahut, të cilit nuk mund t’i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë dhe shpjegimin e jetëshkrimit, moralit dhe bazave të thirrjes së tyre nëpërmjet haditheve (thënieve) të vërteta profetike dhe fjalëve të dijetarëve të thelluar në dije, me një metodë bashkëkohore që i përshtatet periudhës nëpër të cilën po kalon njerëzimi i cili është në kërkim të përgjigjeve bindëse për pyetjet e tyre rreth Allahut, universit dhe jetës, Xhenetit dhe Zjarrit, kadasë dhe kaderit (paracaktimi i Allahut), shpalljeve, profecive dhe qytetërimeve të lashta njerëzore se kur u formuan e ku përfunduan dhe ligjeve të Allahut në krijesat e Tij, parimeve të moralit, vlerave shpirtërore… etj. dhe luftës mes së vërtetës dhe së pavërtetës, udhëzimit dhe devijimit, së mirës dhe së keqes, kufrit (mohimit) dhe imanit etj.