Objektivat e Ligjit Islam, teoria e Imam Shatibiut mbi Sheriatin

CHF26.00

Out of stock

Me fundin e periudhës se hershme islame, dijetarët muslimanë filluan të kuptojnë se midis mësimeve e parimeve të Islamit dhe realitetit e praktikave të përditshme të muslimanëve kishte nisur të bëhej e dukshme nje e çarë. Në përgjigje, ata nisën përpjekje vijuese per ta ndrequr këtë të çarë dhe për të rivendosur kontaktin e ngushtë midis muslimanëve dhe fesë se tyre, nje kontakt falë të cilit muslimanët e brezit të parë patën qenë kopje të gjalla të Kuranit, duke mishëruar ne jetën e tyre moralin e përsosur, standardet e sjelljes dhe mënyrat e veprimit me të tjerët, të porositur ne librin e Zotit.

Category:

Titulli: Objektivat e Ligjit Islam, teoria e Imam Shatibiut mbi Sheriatin
Titulli i origjinalit: Nadharijjetu’l-Mekasid inde’l-Imam Esh-Shatibi
Përktheu: Bujar M. Hoxha
Autorë Ahmed Er-Rejsun
Boton: Logos – A
Biblioteka: Mendimi Islam
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor: Metin Izeti
Redaktor artistik dhe dizajni: Edib Agagjyshi
Redaktor teknik: Halil Berisha
Faqosës: Sedat Halimi
Mbikqyrës i shtypit: Kemal Ismaili
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus Print – Shkup

Me fundin e periudhës se hershme islame, dijetarët muslimanë filluan të kuptojnë se midis mësimeve e parimeve të Islamit dhe realitetit e praktikave të përditshme të muslimanëve kishte nisur të bëhej e dukshme nje e çarë. Në përgjigje, ata nisën përpjekje vijuese per ta ndrequr këtë të çarë dhe për të rivendosur kontaktin e ngushtë midis muslimanëve dhe fesë se tyre, nje kontakt falë të cilit muslimanët e brezit të parë patën qenë kopje të gjalla të Kuranit, duke mishëruar ne jetën e tyre moralin e përsosur, standardet e sjelljes dhe mënyrat e veprimit me të tjerët, të porositur ne librin e Zotit.

Mënyra më e rëndësishme dhe më e spikatur me të cilën dijetarët kërkuan ta arrijnë këtë synim ishte ajo e sqarimit të objektivave të Islamit, e shkaqeve pas dispozitave ligjore islame, si edhe e qëllimeve dhe synimeve që gjenden ne themel të sheriatit apo ligjit islam. Ata e bënë të qartë se çdo dispozitë ligjore ne Islam ka nje funksion të cilin e kryen, një synim të cilin e realizon, nje shkak, qoftë i qartë apo i nënkuptuar, dhe një qëllim të cilin kërkon ta përmbushë, dhe e tëra kjo për t’ju sjellë dobi krijesave njerëzore, apo per të shmangur dëmin apo prishjen. Ata treguan se si herë-herë këto shkaqe, qëllime dhe objektiva më të larta mund të përfshihen shkoqur ne tekstet e Kuranit dhe Sunnetit, ndërsa nganjëherë dijetarët mund t’i sjellin ne dritë me anë të ixhtihadit. Për këtë dhe shumë qështje tjera dijetarët kanë parime dhe kanë dhënë sygjerime se si të sillen muslimanët, njëra prej tyre është edhe teoria e Imam Shatibiut mbi Sheriatin.

Kategoritë

Objektivat e Ligjit Islam, teoria e Imam Shatibiut mbi Sheriatin

CHF26.00