Odiseja
CHF22.90
Ndryshe nga “Iliada”, ngjarjet e së cilës janë vendosur kryesisht në Trojë dhe tregohen me një narracion të drejtë, “Odiseja” ka shumë ndryshime të skenës dhe një subjekt kompleks. Skenat e saj variojnë nga Troja në Egjipt, në Arikën e Veriut, Peloponez, Itakë dhe Mesdheun Perëndimor.
Titulli: Odiseja
Autor: Homeri
Përgaditi për botim: Antela Spaho
Përkthyesi: Pashko Gjeçi
Fletët 456
Piktura në ballinë: John William Waterhous – Odysseus and the Sirens
Botues: Shtëpia botuese Onufri
“Odiseja” u krijua, ndoshta, rreth shekullit të tetë para Krishtit. Në 12110 vargjet e saj, ajo u tregon aventurat e rrezikshme të Odisesë (të quajtur Uliks në latinisht), hero grek dhe mbret i Itakës, në Greqinë Perëndimore. Pas rënies së Trojës, Odiseja detyrohet të endet për dhjetë vjet derisa kthehet në shtëpi te gruaja e tij, Penelopa, në Itakë.
Ndryshe nga “Iliada”, ngjarjet e së cilës janë vendosur kryesisht në Trojë dhe tregohen me një narracion të drejtë, “Odiseja” ka shumë ndryshime të skenës dhe një subjekt kompleks. Skenat e saj variojnë nga Troja në Egjipt, në Arikën e Veriut, Peloponez, Itakë dhe Mesdheun Perëndimor.
Narracioni fillon, kronologjikisht, afër fundit të historisë, dhe ngjarjet e mëparshme shpalosen në poemë më vonë (njëlloj si në teknikën moderne të rikthimit). “Odiseja” është një nga historitë më të mëdha të të gjitha hohërave. Ka pasur një ndikim të fortë në letërsinë europiane të mëvonshme, veçanërisht në epikën e Rilindjes (shekulli i XIV – XVl).
Sipas skemës së Homerit për “Odisenë”, u zhvillua një praktikë standarde e fillimit të një vepre epike me një ngjarje nga mesi ose fundi i historisë. Ngarjet e mëparshme tregohen më pas në një moment të përshtatshëm gjatë rrëfimit. Një ekzemplar i mrekullueshëm i shekullit të XX – të, me temë nga Odiseja, është romani “Uliksi” i shkrimtarit irlandez Xhejms Xhojsi.