Pendohu o mëkatar

CHF20.00

89 in stock

Për pendimin janë shkruar pak libra në gjuhën tonë dhe pak është folur për të. Gjithsesi meriton që të flitet më shumë për të, ngase e shohim se si, në këtë kohë, njerëzimin e ka kapluar një injorancë e stërmbushur me mëkate, ku pothuajse nuk mbeti njeri që nuk u prek nga mëkatet.

Category: Tags: ,

Titulli: Pendohu o mëkatar
Autor: Ejup Haziri
Botues: Fondacioni i Rinisë Islame
Redaktor profesional: Mr. Sadik Mehmeti
Redaktor gjuhësor: Dr. Hysen Matoshi
Përgatiti për shtyp: Bashkim Avdiu
Ballina: Dorlir Kraja
Shtypi: FokusPrint – Shkup
Për botuesin: Lulzim Lecaj
Marketingu: Selami Hyseni
Botues: Fondacioni i Rinisë Islame

Për pendimin janë shkruar pak libra në gjuhën tonë dhe pak është folur për të. Gjithsesi meriton që të flitet më shumë për të, ngase e shohim se si, në këtë kohë, njerëzimin e ka kapluar një injorancë e stërmbushur me mëkate, ku pothuajse nuk mbeti njeri që nuk u prek nga mëkatet.

Vërtetë jemi në një kohë tepër të vështirë, ashtu që edhe një person shumë i devotshëm e ka shumë të vështirë që të mbrohet nga mëkati.

E them këtë duke u bazuar në përditshmërinë tonë.

Njeriu ka arritur në një degjenerim të paparë ndonjëherë. Në këtë kohë shejtani është bërë nxënës i njeriut, pasi që më parë ishte mësues i tij. Transmetohet se Hasan el-Basriu e kishte parë në ëndërr shejtanin të cilin e kishte pyetur: “O armiku i Allahut, tregomi mënyrat se si i humb (mashtron) njerëzit?”

Shejtani iu përgjigj: “Deri dje isha unë ai që ua mësoja njerëzve mënyrat e humbjes, kurse sot ata po m’i mësojnë mua.”

Pra, njeriu ka arritur në një shkallë të skajshme të degjenerimit, sa edhe shejtani i mëson nga ai mënyrat se si t’i mashtrojë njerëzit!

Pendimi është shumë i rëndësishëm në jetën e njeriut, pa të nuk ka shpëtim, nevoja për të është e madhe, sidomos në kohën tonë, ku njerëzit janë përmbytur nga mëkatet dhe gabimet; e kanë harruar Allahun, janë dhënë pas punëve të këqija dhe irrituese, janë mashtruar nga shejtani i mallkuar, janë dhënë tepër pas kësaj dynjaje duke e harruar Ahiretin, kanë harruar ringjalljen, Ditën e Llogarisë, kanë harruar Xhenetin dhe Xhehenemin. Ata tregohen shpërfillës ndaj Krijuesit të tyre, nuk kanë kurrfarë frike se nuk i zbatojnë urdhrat e Allahut, i keqpërdorin të drejtat e të tjerëve, janë dhënë pas epsheve.

Libri është i ndarë në tre kapituj.

Në kapitullin e parë kemi folur në përgjithësi për mëkatin, si një faktor dezorientues, i cili prish zemrën, prish qetësinë shpirtërore dhe e shkatërron jetën e njeriut.

Në kapitullin e dytë kemi folur gjerësisht për pendimin, si një faktor përmirësues, i cili e përmirëson të kaluarën e errët; si një faktor qetësues, i cili qetëson zemrat dhe shpirtrat e mëkatarëve dhe i cili vjen gjithmonë pas mëkatit.

Ndërsa kapitulli e tretë dhe i fundit përmban disa thënie dhe këshilla të arta për mëkatin dhe pendimin.

 

Kategoritë

Pendohu o mëkatar

CHF20.00

Add to cart