POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 60. -CHF (BRENDA ZVICRËS) NDËRSA JASHTË ZVICRËS POSTA 14.90. -CHF

Përgjigje për disa pyetje më të shpeshta nga Bankimi Islam

CHF6.90

4 stok

Përgjatë tërë çerek shekullit të kaluar, sistemi bankar Islam ka zgjuar interesim, si në nivelin e ndërmarrjeve private, ashtu edhe në nivelin publik. Një dëshirë e sinqertë dhe e madhe ekziston për ta kuptuar këtë sistem. Akademikët, bankierët dhe publiku në përgjithësi kanë disa pyetje dhe shqetësime.

Titulli: Përgjigje për disa pyetje më të shpeshta nga Bankimi Islam
Titulli i origjinalit: Answers to some frequently asked questions Mabid Ali Al Jarhi and Munawar Iqbal
Autor: Mabid Ali Al Jarhi and Munawar Iqbal
Botimi: Islamic Development Bank Islamic Research and Training Institute
Përkthyer nga: Arbana Mjekiqi
Recensent dhe korrektimi: Dr. Islam Hasani
Faqosja dhe kopertina: Luan H. Matoshi
Botuar në shqip nga: ΤΜΗ Prishtinë

Përgjatë tërë çerek shekullit të kaluar, sistemi bankar Islam ka zgjuar interesim, si në nivelin e ndërmarrjeve private, ashtu edhe në nivelin publik. Një dëshirë e sinqertë dhe e madhe ekziston për ta kuptuar këtë sistem. Akademikët, bankierët dhe publiku në përgjithësi kanë disa pyetje dhe shqetësime.

Politikbërësit në sektorët monetarë dhe financiarë të shteteve anëtare të Bankës Islame për Zhvillim shpesh ka ndodhur që t’i bëjnë pyetje të thjeshta Institutit Islam për Hulumtim dhe Trajnime (IRTI) rreth rëndësisë teorike dhe praktike të eliminimit të kamatës prej ekonomive të brendshme të shteteve myslimane, si dhe rreth transformimit të sistemit ekzistues konvencional ne sistem Islam. Në disa prej këtyre pyetjeve pasqyrohet desnila per të kuptuar konceptet bazë të financave islame, derisa tjerat kanë të bëjnë me krijimin e një ambienti të favorshëm përmes reformës makroekonomike dhe adaptimit të strukturave te nevojshme për krijimin e sistemit financiar Islam, si dhe vështirësive që paraqiten kur bëhen përpjekjet për transformim, pa e krijuar një ambient të tillë.

Ky studim është rezultat i përpjekjeve për t’iu përgjigjur disa prej atyre pyetjeve. Munawar Iqbal, drejtuesi i Divizionit për Bankim dhe Financa Islame përgatiti versionin e parë. Versioni i dytë u përgatit bashkërisht nga ai dhe Mabid Ali Al-Jarhi, drejtor në IRTI. Ai version u rishikua deri në detaje nga M. Umer Chapra, këshilltar për hulumtime në IRTI. Ky version final paraqet ripunim të tij.

Ndonëse është bërë një përpjekje për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve kryesore dhe shqetësimeve, ka gjasa që disa pyetje kanë mbetur pa përgjigje. Prandaj, IRTI është i gatshëm të bëjë ndryshimet dhe modifikimet e këtij vëllimi dhe i mirëpret sugjerimet nga politikbërësit e ligjëruesit.

Shpresojmë se kjo përpjekje modeste në njërën anë do të ndihmojë ata që duan ta kuptojnë sistemin bankar Islam dhe në anën tjetër do të bëhet udhërrëfyes praktik për ata që po punojnë në një trasformim të sistemit të tyre financiar, duke marrë për bazë mësimet e Islamit.

Kategoritë

Përgjigje për disa pyetje më të shpeshta nga Bankimi Islam