Perlat e urtisë
CHF21.90
Ibn Arabiu i ka prekur të gjitha përmasat e shpirtërores dhe intelektualizmit brenda kulturës muslimane por edhe trashëgimisë qytetërimore të traditave të vjetra. Si pasojë e kësaj, tek ai mund të hasim mendime që janë shumë origjinale dhe që kanë ndikuar për paraqitjen e shumë kontraversave në botën muslimane. Nuk ka farë dyshimi se në krye të këtyre mendimeve ose siç thotë ai vetë, përjetimeve, qëndron koncepti i Njëshmërisë së Qenësisë, koncepti i Emrave dhe Atributeve të Zotit, teoria e Njeriut të përkrye, Trajta e krijimit të Zotit, Ngritja shpirtërore, etika dhe estetika e tij.
Titulli: Perlat e urtisë
Titulli i origjinalit: Fususu’l – Hikem
Autorë: Ibn Arabi
Përkthyes: Metin Izeti
Për botuesin: Besar Rahmani
Kryeredaktor: Dritan Skenderi
Lektor: Shkëlzen Halimi
Kopertina: Edib Agagjyshi
Redaktor teknik: Halil Berisha
Shtypi: Focus Print – Shkup
Botues: Throni
Ibn Arabiu i ka prekur të gjitha përmasat e shpirtërores dhe intelektualizmit brenda kulturës muslimane por edhe trashëgimisë qytetërimore të traditave të vjetra. Si pasojë e kësaj, tek ai mund të hasim mendime që janë shumë origjinale dhe që kanë ndikuar për paraqitjen e shumë kontraversave në botën muslimane. Nuk ka farë dyshimi se në krye të këtyre mendimeve ose siç thotë ai vetë, përjetimeve, qëndron koncepti i Njëshmërisë së Qenësisë, koncepti i Emrave dhe Atributeve të Zotit, teoria e Njeriut të përkrye, Trajta e krijimit të Zotit, Ngritja shpirtërore, etika dhe estetika e tij.
Kur bisedohet për veprën Perlat e urtisë, ajo që duhet të kemi parasysh në këtë rast është përmasa unike e realitetit, domethënë se qenia e veprës është një dhe se parimi i perspektivës antologjike nuk e lejon analizën e realitetit të qenies në bazë të të pjesërishme. Pra temat e pjesërishme dhe përmbajtjet e e tyre si orientime të grupeve të ndryshme të krijuesve ose shkollave krahas përmasës direkte e përfitojnë edhe atë simbolike, indirekte e cila kërkon krijimin e një sistemi estetik të dëshifrimit të kuptimeve dhe domëthënieve komplekse. Krahas kuptimit siç do të kishte thënë edhe Goldmann nevojitet edhe sqarim apo koment i tekstit apo veprës së caktuar, në kuadër të kontekstit dhe në lidhshmërinë e gjërë të totalitetit. Si rrjedhojë edhe hermeneutika si shkathtësi e komentimit e ka parasysh se prodhimi i shpirtit, në këtë rast mund të jetë shprehja gjuhësore, piktura, metafora, tema, duhet të kuptohet dhe kometohet në korniza të strukturave përfshirëse shpirtërore.