Përmirësimi i zemrave
CHF25.00
Nëse dëshiron të arrish të përsosësh moralin, mëso se si ishte Profeti s.a.v.s., si ishte i mëshirshëm, bujar, si sillej me gratë, me të paditurit… All-llahu i Madhërishëm në Kur’an thotë: ‘Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut…”(EI-Ahzab: 21), Kjo, pasi Profeti s.a.v.s. është personi i vetëm që u karakterizua me të gjithë cilësitë e larta, për të ciiat ka nevojë njerëzimi, deri në Ditën e Kijametit. Për këtë ne sa herë që flasim rreth një morali, patjetër që do të gjejmë shembuj te jeta e Profetit s.a.v.s. rreth atij morali.
Titulli: Përmirësimi i zemrave
Autorë: Amër Halid
Përktheu: Elmaz Fida
Recensentë: Rufat Sherifi
Korrektor: Agim Abazi
Faqosja dhe kopertina: Jusuf Saliu
Botues: Furkan Ism
Shtypi: Print Ism – Shkup
Nëse dëshiron të arrish të përsosësh moralin, mëso se si ishte Profeti s.a.v.s., si ishte i mëshirshëm, bujar, si sillej me gratë, me të paditurit… All-llahu i Madhërishëm në Kur’an thotë: ‘Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut…”(EI-Ahzab: 21), Kjo, pasi Profeti s.a.v.s. është personi i vetëm që u karakterizua me të gjithë cilësitë e larta, për të ciiat ka nevojë njerëzimi, deri në Ditën e Kijametit. Për këtë ne sa herë që flasim rreth një morali, patjetër që do të gjejmë shembuj te jeta e Profetit s.a.v.s. rreth atij morali.
lsain (Jezusin) mund ta marrësh si shembullin e një të riu beqar që luftoi përtë drejtën, por nuk mund ta kesh si shembullin e një bashkëshorti apo babai, pasi ai nuk u martua. Mund ta kesh Sulejmanin si shembull të një udhëheqësi të drejtë, të pasur e bujar, por jo si një i varfër durimtar, pasi ai nuk e shijoi varfërinë kurrë. Po kush ka qenë i pasur dhe i varfër, i fortë dhe i dobët, udhëheqës dhe popull, baba dhe gjysh, beqar dhe i martuar…? “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-lahut…”Profeti Muhammedi s.a.v.s. gjatë jetës së tij ka përfshirë të gjitha fushat e jetës dhe është shembulli më i mirë për t’u ndjekur. Për çdo lloj morali që të flasësh, patjetër që duhet të marrësh Profetin s.a.v.s. si shembull.
E veçantë e jetës së tij është se gjithçka rreth tij dihet, qoftë dhe marrëdhëniet e tij brenda në familje, edhe ato më intimet, dihen. Prandaj ne duhet të mbjellim në zemrat tona dashurinë për Profetin s.a.v.s. Profeti s.a.v.s. thotë: “Nuk e ka besimin të plotë, ai që nuk më do mua më shumë se veten e tij, fëmijën dhe pasurinë”.
Përmbajtja e librit:
Moralet e larta të Kur’anit Fisnik dhe të Dërguarit të Allahut a.s., Morali i mire, Modestia, Mirësia, Amaneti, Mbajtja e besës, Turpi, Hixhabi, Vetëmohimi, Durimi, Vërtetësia, Mëshira, Etika Islame, Kënaqësia ndaj Allahut, Falja e Allahut, Sadakaja, Nënshtrimi ndaj Allahut, Devotshmëria, Besimi dhe siguria në Zotin, Pastërtia morale dhe nderi, Kryevepra të civilizimit Islam, Shpresa në fitoren e Islamit, Krenaria dhe nënqmimi i vetvetes, Nata e Kadrit, Shoqëria, Vdekja, Stacionet e pastrimit të gjynyheve, Si ta presim Ramazanin, Të falënderosh për mirësit e Allahut, Mes integrimit dhe vetëmbylljes, Largimi nga gjynahet, Respektimi i prindërve, Veprat e mira, Rëndësia e namazit, Përkushtimi në namaz, Namazi në Xhami, Namazi i natës dhe nafilet, Duaja, Dhikri ( përmendja e Allahut ), Haxhi dhe vizita e Qabes, Dashuria për Islamin, Leximi i Kur’anit, Rregullimi i zemrave, Sinqeriteti, Mbështetja tek Allahu, Xheneti, Frika ndaj Allahut, Meditimi për krijesat e Allahut të madhërishëm, Meditimi rreth njeriut, Pendimi, Dashuria e Zotit për njeriun, Dashuria e njeriut për Zotin, Lufta me nefsin etj….