Përpjekja e heronjëve në përhapjen e Islamit

CHF5.00

6 in stock

Përpjekja e heronjve në përhapjen e Islamit menjëherë e qon lexuesin te rrethanat historike të përhapjes së Islamit, po kështu në mënyrë të goditur vepra hapet me ajetin e Kur’anit ” E vetmja fe e pranuar tek Allahu është Islami”.

Titulli: Përpjekja e heronjëve në përhapjen e Islamit
Titulli i origjinalit: Himmetu-l-Himam fi neshri-l-Islam
Autor: Sami Frashëri
Përktheu nga gjuha arabe: Ismail Ahmedi Prishtinë
Recensues: dr. Mehdi Polisi
Botues: LOGOS-A

Përpjekja e heronjve në përhapjen e Islamit menjëherë e qon lexuesin te rrethanat historike të përhapjes së Islamit, po kështu në mënyrë të goditur vepra hapet me ajetin e Kur’anit ” E vetmja fe e pranuar tek Allahu është Islami”.

Për të kuptuar drejt dhe në thellësi procesin e zhvillimit të historisë islame nëpër shekuj, peripecitë përmes të cilave kanë kaluar myslimanët, me këtë ajet kuranor autori ka vënë në dukje raportin midis feve të shpallura monoteiste për të argumetuar detyrat e rëndësishme, që shtronte momenti aktual në atë kohë, siç ishin: veprimet e perëndimorëve në Spanjë, Sicili e gjetiu kundër myslimanëve, shkatërrimet materiale dhe fizike të mongolëve në Lindje, për të cilët Samiu thotë: Derdhja e gjakut dhe shkatërrimi ishin pjesë e shpirtit të tyre.

Me këtë ajet kur’anor po ashtu autori i drejtohet historisë për të provuar që të prekë ndërgjegjen e tyre dhe të tregojë se midis feve burimisht ka pajtueshmëri dhe ato sjellin porosinë e tyre monoteiste të përbashkët. Jo pa qëllim Samiu e vendosi këtë Porosi të madhe pikërisht në fillim të veprës, duke i vlerësuar me të drejtë veprimet antinjerëzore të perendimorëve kundër myslimanëve si në kundërshtim të plotë me detyrimet fetare, morale dhe humane te të gjitha fetë e shpallura.

Kategoritë

Përpjekja e heronjëve në përhapjen e Islamit