Personaliteti shemullor, Njeriu më i mirë në devocion dhe adhurim s.a.v.s.
CHF21.90
Jeta e të Dërguarit të Allahut është shembull për t’u marrë nga të gjithë brezat e njerëzve deri në Ditën e Kiametit. Në Kuranin Fisnik në lidhje me këtë gjë thuhet: “Betohem se ata që shpresojnë se do të takohen me Allahun dhe ditën e ahiretit dhe ata që e përmendin vazhdimisht Allahun, shembullin më të përsosur (usvetu hasene) do ta gjejnë tek i Dërguari i Allahut.” (Ahzab, 21)
Titulli: Personaliteti shemullor, Njeriu më i mirë në devocion dhe adhurim s.a.v.s.
Autorë: Doç. Dr. Omer Çelik, Dr. Mustafa Ozturk, Murat Kaja
Përkthyes: Dr. Mithat Hoxha
Dizajni: Bledar Xama
Botues: Progresi botime
Jeta e të Dërguarit të Allahut është shembull për t’u marrë nga të gjithë brezat e njerëzve deri në Ditën e Kiametit. Në Kuranin Fisnik në lidhje me këtë gjë thuhet: “Betohem se ata që shpresojnë se do të takohen me Allahun dhe ditën e ahiretit dhe ata që e përmendin vazhdimisht Allahun, shembullin më të përsosur (usvetu hasene) do ta gjejnë tek i Dërguari i Allahut.” (Ahzab, 21)
Jeta dhe personaliteti i bekuar i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. përbën majën e tablosë së sjelljeve njerëzore, qoftë edhe për aq sa mund të rrok perceptimi i njeriut. Ai është Pejgamberi në piedestal që e përmbushi detyrën e tij të udhëzimit të njerëzimit në rrugën e drejtë duke qenë vetë shembull dhe njëkohësisht personaliteti i rrallë që mund të merret si shembull. Allahu xh.sh. ia serviri dhe ia prezantoi atë krijesë të bekuar njerëzimit mbarë si personaliteti shembullor më i përkryer apo me shprehjen kuranore si “usvetu’l-hasene”.