Pishtarja e ndershmërisë Merjemja sipas Biblës dhe Kuranit Famëlart
CHF14.90
Në këtë libër të dashur lexues, bëhet fjalë për një grua, më të pastërten, monumentin shembullor të ndershmërisë të të gjitha kohërave, bëhet fjalë për Merjemen.
Titulli: Pishtarja e ndershmërisë Merjemja sipas Biblës dhe Kuranit Famëlart
Titulli origjinal: Kitâb-ı Mukaddes’te ve Kur’ân-ı Kerim’de Âl-i imran (İmran Ailesi) ve Hz. Meryem
Autor: Adem Karatash
Përktheu: Msc. Ilir Rruga
Recensent: Edlira Boriqi, Roald A. Hysa
Konsultet teologjik: Msc. Ilir Rruga
Formati: 5.6 x 8.7
Faqe: 298
Botues: Progresi sh.p.k.
Në këtë libër të dashur lexues, bëhet fjalë për një grua, më të pastërten, monumentin shembullor të ndershmërisë të të gjitha kohërave, bëhet fjalë për Merjemen.
Në këtë libër që do të lexoni, do të gjeni shumë përgjigje për shumë pyetje, që ne i ndeshim zakonisht gjatë ditëve apo jetës tonë, përgjigje të shumë pyetjeve rreth jetës së Merjemes apo familjes së saj Imran, të zgjedhur nga Allahu i Madhëruar. Merjemja dhe familja e saj e zgjedhur është një temë, që i intereson jo vetëm myslimanëve por edhe të krishterëve. Sikurse tregohet dhe në titullin “Pishtarja e Ndershmërisë, MERJEMJA, sipas Biblës dhe Kuranit Famëlartë”, libri bazohet në dijet që përmbajnë dy librat e shenjtë Bibla dhe Kurani.
Temat e trajtuara në këtë libër, janë në bazë të Biblës dhe Kuranit. Në këto libra tregohen dallimet mes dy besimeve, por që kanë shumë gjëra që përputhen me njëri-tjetrin, ashtu sikurse mund të përmendim besimin në virgjërinë dhe pastërtinë fizike dhe shpirtërore të Merjemes.
“Edhe Merjemen të bijën e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës sonë i frymëzuam një shpirt e ajo i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme.” Tahrim, 66/12
Në Kuranin Famëlartë fjala grua dhe nder janë bashkëngjitur në emrin e Merjemes, e cila në këtë botë është simboli i nderit, i pastërtisë dhe i devotshmërisë.
Dallimi dhe zgjedhja e Merjemes mbi gratë e kësaj bote nga ana e Allahut (xh.sh.), e ka bërë Atë shembull në të gjitha kohët dhe për të gjitha gratë… Gjithashtu Ajo është simboli prijës dhe argument për gratë e të gjitha kohëve.
Kjo grua që jepet si shembull për të gjitha gratë e kësaj bote, nuk është diçka e paarritshme, por në të kundërtën është një besim, devotshmëri dhe nivel që mund të arrihet, sepse po të ishte një shembull i paarritshëm nga njerëzit e tjerë, atëherë kjo do të binte në kundërshtim me urtësinë dhe ligjin hyjnor, sikurse mund ta shikojmë në Suren Bekare të Kuranit: “Allahu nuk ngarkon askënd përtej mundësive të veta.” Bekare, 2/286.
Merjemja e flijoi veten në rrugë të Allahut të Madhëruar. Ajo është një grua e pastër për shkak se e ruajti besimin dhe nderin e saj. Ajo është simboli i nderit, pastërtisë, durimit, devotshmërisë dhe adhurimit ndaj Allahut të Madhëruar.