Popujt osmanë dhe fundi i perandorisë
CHF11.90
Historia shumëshekullore e Perandorisë Osmane mori fund zyrtarisht më 1 nëntor të vitit 1922, kur Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë shfuqizoi sulltanatin. Sulltani i fundit, Mehmeti i Gjashtë, i dha lamtumirën shpurës dhe pallatit të tij dhe u largua nga Stambolli. Për një kohë të shkurtër Abdulmexhidi i Dytë sundoi vetëm në pozicionin e prijësit fetar të halifit të myslimanëve. Më pas, më 3 mars të vitit 1924 edhe hilafeti u shfuqizua.
Titulli: Popujt osmanë dhe fundi i perandorisë
Autor: Justin McCarthy
Shqipëroi nga anglishtja: Ergys Bezhani
Redaktoi: Petrit Bezhani
Faqosja: Halil Berisha
Shkëputur nga libri:
Historia shumëshekullore e Perandorisë Osmane mori fund zyrtarisht më 1 nëntor të vitit 1922, kur Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë shfuqizoi sulltanatin. Sulltani i fundit, Mehmeti i Gjashtë, i dha lamtumirën shpurës dhe pallatit të tij dhe u largua nga Stambolli. Për një kohë të shkurtër Abdulmexhidi i Dytë sundoi vetëm në pozicionin e prijësit fetar të halifit të myslimanëve. Më pas, më 3 mars të vitit 1924 edhe hilafeti u shfuqizua. Gjashtëqind vite të sundimit osman përfunduan. Lindja e Mesme dhe Ballkani kanë përjetuar shumë konflikte qëkur Mehmeti i Gjashtë i hipi anijes shkatërruese britanike dhe mori rrugën e tij të dëbimit të përjetshëm. Në Ballkan, Bullgarisë iu plotësua dëshira në lidhje me rivendosjen e kufijve, duke marrë territor nga Jugosllavia, , gjatë të dyja Luftërave Botërore, por që i humbi në fund të çdo lufte.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kroacisë, që sapo ishte shpallur e pavarur, iu dha Bosnja, e për pasojë si serbët edhe myslimanët vuajtën tmerrësisht shumë prej sulmeve të bandave nacionaliste. Një numër shumë i madh i hebrenjve të Ballkanit u dëbuan nga trojet ku banonin, kur u krijuan shtetet-kombe, ndërsa ata që qëndruan vdiqën në kampet nazis- te të përqendrimit.