Porosi profetike nga udhëzimi i të dërguarit të Allahut dhe nga fjalët e tij universale

CHF5.00

Out of stock

Titulli: Porosi profetike nga udhëzimi i të dërguarit të Allahut dhe nga fjalët e tij universale
Titulli në original: El-vassaje el-nebevvije
I mblodhi dhe i komentoi: Abdulkadër Arnauti
Përktheu: Rijad Misini
Recensoi: Sabri Jonuzi
Disajni: Arsim Murseli
Boton: Gjurma botime
Shtypi: Graf Ing – Prishtinë

“O ju që keni besuar, frikësojuni Allahut me një frikë të njëmendtë dhe kurrsesi mos vdisni ndryshe përveç se duke qenë muslimanë.” (Ali Imran 3, 102)

“O ju njerëz, frikësojuni Zotit tuaj i Cili iu ka krijuar juve prej një vete të vetme dhe ka krijuar nga ajo çiftin e saj, e prej atyre të dyve u shtuan shumë burra dhe gra. Dhe kini frikë Allahun që me Emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, sepse Allahu është Mbikëqyrës mbi ju.” (En-Nisa 4, 1)

“O ju besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni fjalë të drejta. Ai ua përmirëson juve gjendjet dhe punët tuaja, e ai që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ai ka arritur një fitore të madhe.” (El-Ahzab 33, 70-71)

Bishr Ibn Harith el-Hafi el-Mervezi el-Bagdadi, i cili vdiq më 227 sipas kalendarit hixhri, thonte: “O ju pronarët e hadithit: Jepeni zekatin e hadithit, nga çdo dyqind hadithe pesë hadithe.” Dhe unë, robi i nevojshëm për Allahun e Lartë e të Fortë, 6

AbdulKadr Arnauti, i mblodha në këtë shkresë të shkurtër pesë hadithe prej fjalëve gjithëpërfshirëse të të Dërguarit të Allahut (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) që vlejnë të jenë zekat i dyqind haditheve me një komentim të shkurtër. Ndoshta Allahu i Lartësuar do të na e bëjë të mundshme leximin dhe studimin e saj, si dhe punën me atë që gjendet në të, që të jetë mësim në jetën tonë, dritë në Ditën e Kijametit, argument dhe dëshmi për ne te Zoti ynë atë ditë kur nuk do të vlejë pasuria e as fëmijët, përveç vajtja tek Allahu me zemër të pastër.

Kategoritë

Porosi profetike nga udhëzimi i të dërguarit të Allahut dhe nga fjalët e tij universale

CHF5.00