Prehje Kuranore

CHF7.90

1 stok

Kur njeriu ndodhet në një shkretëtirë dhe me dhjetëra zëra e thërrasin duke e kafshuar nga çdo anë, atij vetëm se i shtohet hutimi dhe trullosja. Mendoj se ky person i hutuar jemi ne në mesin e dinamizmit të qytetit bashkëkohor. Veçanërisht, kur gjithë kësaj i shtohen argëtimet e shumëllojshme, që kanë pushtuar jetën tonë, dhe zhytja në tubimet e vonshme të natës nëpër vilat e së kotës…

Titulli: Prehje Kuranore
Titulli i origjinalit: Rekaik el Kuran
Autor: Ibrahim es Sekran
Përktheu: Kushtrim Manxhuka
Redaktor gjuhësor: Erion Sulo
Ballina: Fatlum Zeka
Botues: Sh. B. Fjala e bukur

Kur njeriu ndodhet në një shkretëtirë dhe me dhjetëra zëra e thërrasin duke e kafshuar nga çdo anë, atij vetëm se i shtohet hutimi dhe trullosja. Mendoj se ky person i hutuar jemi ne në mesin e dinamizmit të qytetit bashkëkohor. Veçanërisht, kur gjithë kësaj i shtohen argëtimet e shumëllojshme, që kanë pushtuar jetën tonë, dhe zhytja në tubimet e vonshme të natës nëpër vilat e së kotës…

Rezultati më i shëmtuar i kësaj zhytjeje rraskapitëse në dinamikën e qytetit modern është egërsia që kaplon zemrën, e cila shteron imanin dhe trazon qetësinë e brendshme, saqë është shndërruar në ankesë të përditshme…

Por, a nuk ka ardhur momenti të ndajmë një pjesë të kohës sonë për t’i ikur këtij dërrmimi modern që t’i ripërtërijmë shpirtrat tanë me puhinë e imanit…?

A nuk ka ardhur çasti t’i lëmë zemrat tona të prehen nën hijen e Kuranit…?

Kategoritë

Prehje Kuranore