POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Prej kalit të bardhë deri te rrugaçëria partiake

CHF10.00

1 stok

Nga na çoi kali i bardhë i llafazanisë partiake:  Kush i pari i përuroi tregjet ku do shiteshin kurvat partiake; Parti që kanë popullin e vet, apo popull që ka parti.
Këto janë disa nga pyetjet, përgjigjet e të cilave do i gjeni në esenë politike “Prej kalit të bardhë deri te rrugaçëria partiake” të romancierit, eseistit dhe publicistit tonë të njohur Kim Mehmetit.

Category:

Titulli: Prej kalit të bardhë deri te rrugaçëria partiake
Autorë: Kim Mehmeti
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Biblioteka: Botime të veçanta
Redaktor gjuhësor: Xhevdet Pozhari
Redaktor artistik: Edi Agagjyshi
Redaktor teknik: Afrim Gashi
Mbikëqyrës i shtypit: Immer Goxhufi
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Botues: Logoa – A
Shtypi: Focus – Shkup

Nga na çoi kali i bardhë i llafazanisë partiake:  Kush i pari i përuroi tregjet ku do shiteshin kurvat partiake; Parti që kanë popullin e vet, apo popull që ka parti.

Këto janë disa nga pyetjet, përgjigjet e të cilave do i gjeni në esenë politike “Prej kalit të bardhë deri te rrugaçëria partiake” të romancierit, eseistit dhe publicistit tonë të njohur Kim Mehmetit.

Pjesë nga libri :

Thuajse asnjëherë gjatë shekuive te kaluar, njerëzve të kësaj pjese të Ballkanit, pra edhe shqiptarëve nga këto troie, nuk iu ka ndodhur që çertfikatën e vdekjes t’ia jep shteti (apo perandoria) në të cilën ata kanë lindur, që librin amë të lindjes dhe atë të vdekjes, ta ketë në kryeqendren e të njëjtit shtet. Pra, atyre u ka ndodhur, për shembulI, që çertifikatën e lindjes ta kenë të shkruar me alfabetin e turqishtes së vjetër osmançe, e çertifikatën e vdekjes të mbushur me ciriliken serbe. U ka ndodhur që fëmiu të mësoj himnin e një shteti, e pastaj atë ta harrojë dhe ta këndojë himnin e një shteti të ri ku do i jetojë vitet e pjekurisë. Ballkanasve dhe shqiptarëve në të, u ka ndodhur që gjatë një jete, t’i përkulen herë njërit dhe herë flamurit tjetër shtetërorë, të jenë lindur nën flamurin e Mbretërisë Jugosllave, të kenë rinuar nën flamurin trengjyrësh të Federatës Socialiste të Titos dhe pastaj të kenë pleqëruar në shtetet e pavarura të dala nga federata e                dikurshme e sllavëve të bashkuar. Ballkanasve u ka ndodhur të shpallin shtete të përbashkëta, të lindin në monarki e të vdesin në republikë, të rriten nën diktaturë e të plaken në një sistem krejt tjetër. Popujve të Ballkanit u ka ndodhur të vëllazërohen e të miqësohen mes veti, ta heshtin urrejtjen dhe atë ta zëvendësojnë me dashuri të rrejshme. Atyre u ka ndodhur që shumë gjuhësisht të mbrojnë një perandori, e në një tjetër të kryejnë shërbimin ushtarak, një flamuri t’i betohen për besnikëri, e tjetrit ti shërbejnë me bindjen se mbrojnë diqka të vetën……

Kategoritë

Prej kalit të bardhë deri te rrugaçëria partiake

CHF10.00

Add to Cart