Premtimi për durimtarët dhe nozulli i falënderuesve
CHF32.00
Imam Ibën Kajjimi në parathënien e librit tregon per shkaqet per të cilat e ka shkruar këtë libër, si dhe kapitujt që i ka përpunuar: “Pasi imani ndahet ne dy pjesë – durim dhe falënderim, atëherë ai që e këshillon veten e tij dhe dëshiron shpëtim dhe lumturi per vete nuk mund t’i lërë pasdore këto dy pikënisje të rëndësishme dhe nuk mund të devijojë nga këto dy rrugë të drejta. Rrugën e tij drejt Allahut duhet ta përkufizojë ne këto (rrugë).
Titulli: Premtimi për durimtarët dhe nozulli i falënderuesve
Titulli në origjinal: Idetu sabirin ve dhahiretu shakirin
Titulli në gjuhën boshnjake: Knjiga uputa strpljive i zahvalne
Autorë: Ibën Kajjim el-Xhevzije
Përkthyes: Muhamed Bajrami, Behxhet Jashari
Lekturoi: E. Bakollari
Parathënia, redaktura e tekstit në gjuhën arabe dhe komenti: Muhamed Othman el-Hasht
Vlerësimi i haditheve: Selim Hilali
Redaktura dhe recensimi: Talha Kurtishi
Përgaditja kompjuterike: Muhamed Bajrami
Imam Ibën Kajjimi në parathënien e librit tregon per shkaqet per të cilat e ka shkruar këtë libër, si dhe kapitujt që i ka përpunuar: “Pasi imani ndahet ne dy pjesë – durim dhe falënderim, atëherë ai që e këshillon veten e tij dhe dëshiron shpëtim dhe lumturi per vete nuk mund t’i lërë pasdore këto dy pikënisje të rëndësishme dhe nuk mund të devijojë nga këto dy rrugë të drejta. Rrugën e tij drejt Allahut duhet ta përkufizojë ne këto (rrugë).
Kështu, ne ditën e takimit me Të të renditet ne njërën nga grupet më të mira. Kështu është shkruar edhe ky libër per të treguar nevoja e madhe dhe domosdoshmëria e këtyre rrugëve dhe per të treguar se lumturia e kësaj dhe botës tjetër varet prej tyre.
Në këtë mënyrë ai ka rezultuar ne një përmbledhje të gjërave të dobishme, doracak per të cilin duhet mbajtur fort, i cili nuk duhet lëshuar nga duart, që është argëtues dhe këndellës per lexuesin, ngushëllim per të dëshpëruarit, motivacion per të pasuksesshmit dhe inkurajim per të vyeshmit. Në të mund të gjenden shqyrtime të bukura nga komentimet e Kur’anit, hadithe të Pejgamberit, pagja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, të cituara sipas burimeve, thënie të muslimanëve të parësi dhe shqyrtime të rëndësishme nga fikhu të mbështetura me argumente. Këtë pa dyshim do ta vërejë cilido që e lexon këtë libër me kujdes dhe i përqendruar.
Libri i shtjellon pjesët përbërëse të durimit, mënyrat dhe llojet e falënderimit. Theks i veçantë u është dhënë cilësive të pasanikut falënderues dhe të varfërve durimtarë, veçoritë e dynjasë dhe gjërat me të cilat Allahu e ka krahasuar këtë botë, Pejgamberi i Tij dhe të parët tanë të ndershëm dhe si realizohet kjo ne realitet. Në libër janë numëruar gjërat pozitive dhe negative të kësaj bote, çfarë të afron tek Allahu dhe çfarë të largon prej Tij, çfarë të bën të lumtur dhe çfarë fatkeq … si dhe shumë gjëra të tjera që vështirë mund të gjenden nëpër libra të tjerë.”
Leximi me kujdes i këtij libri do të na pasurojë me këto njohuri:
- Ky libër, siç thotë Ibën Kajjimi, “është i dobishëm per sunduesit dhe mbretërit, per të pasurit dhe të varfrit, sufitë dhe juristët. Ai nga ngadalësimi nxit në aksion, është mik i atij që e kerkon rrugen e drejtë dhe i udhëzon ata që e synojnë suksesin”;
- Libri është shtruar ne mënyrë logjike, renditur dhe paramenduar;
- E zbukuron lehtësia e shprehjeve, harmonia dhe bukuria e stilit. Kështu, lexuesi nuk mund të gjejë mendim të paqartë dhe çrregullt që nuk është pjekur tek autori para se të jetë thënë. Nuk mund të gjendet edhe shprehje që i ka dalë përpara apo fjalë që ka humbur andej-këtej. Stilin e Ibën Kajjimit më se miri do ta krahasojmë me argjendarin: ai e zbukuron ne de- taje dhe me kujdes punën e tij, derisa ta përpunojë bukuroshen e mrekullueshme, plot shkëlqim dhe vezullim.