Prezantim me njerëzit e dashur, Katër halifët e drejtë
CHF18.00
Mrekullia e Profetit të fundit nuk duhej të ishte e kufizuar vetëm për kohën që ai jetoi. Mrekullia e Profetit të fundit qëndron në ata burra dhe gra që përqafojnë fenë e tij. Qëndron tek secili prej nesh që zbaton porositë e Kur’anit. Mrekullia e këtij libri qëndron në atë që njerëz tepër të thjeshtë, si, për shembull, Sad ibn Ebi Vekkasi, i ndryshoi dhe i bëri udhëheqës dhe liderë që i përmend historia. Nga një beduin i thjeshtë, ai bëri emër në histori dhe arriti të nënshtrojë perandorinë Perse në betejën e Kadisijes….
Titulli: Prezantim me njerëzit e dashur, Katër halifët e drejtë
Autor: Amër Halid
Përkthyes: Elmaz Fida
Lektor: Namir Lapardhaja
Kopertina: Jusuf Saliu
Faqosja: Furkan Ism
Numri i faqeve: 244
Botues: Sh. B. Furkan Ism – Shkup
Shtypi: Print Ism – Shkup
Formati: B5
Çdo profet që ka dërguar Zoti i Madhërishëm tek njerëzit, e pajiste me mrekulli me të cilat u tregonte atyre që ky njeri është i dërguari i Zotit. Kështu, Isai a.s. kishte si mrekulli ngjalljen e të vdekurve, shërimin e të sëmurëve dhe u kthente shikimin të verbërve Musait a.s. kishte dhënë mrekulli shkopin, i cili kthehej në gjarpër, me të cilin çante detin etj. Çdo të dërguari Zoti i Madhërishëm i kishte dhënë mrekulli me të cilat vërtetonte para njerëzve se ky ishte i dërguar prej Tij.
Që kur ishim të vegjël, ne dëgjonim se mrekullia e profetit Muhammed s.a.v.s. është Kur’ani Famëlartë. Që të jemi të sinqertë, ne e dëgjonim se Kur’ani ishte mrekulli në vetvete, por sesi nuk e kuptonim. Disa thoshin se mrekullia e Kur’anit qëndron në elokuencën dhe stilin e të shkruarit të tij. Megjithatë, shumë njerëz nuk e kuptojnë diçka të tillë, pasi ata që merren me gjuhësi janë të pakët. Shumica e njerëzve nuk e ndiejnë këtë mrekulli.
Me qëllim që ta sqarojmë se ku qëndron mrekullia e Kur’anit, mund të themi se ky libër i kthen ata që e besojnë dhe veprojnë sipas porosive të tij, në njerëzit më madhështorë dhe më të suksesshëm mbi tokë. Njerëzit më të pavlerë dhe që nuk i përmend askush, me të besuar dhe vepruar sipas porosive të këtij Libri, kthehen në udhëheqës dhe përcaktues të rrjedhës së historisë botërore. Profeti i fundit s.a.v.s. duhej të pajisej me një mrekulli, e cila do të vazhdojë deri në Ditën e Kijametit.
Mrekullia e Profetit të fundit nuk duhej të ishte e kufizuar vetëm për kohën që ai jetoi. Mrekullia e Profetit të fundit qëndron në ata burra dhe gra që përqafojnë fenë e tij. Qëndron tek secili prej nesh që zbaton porositë e Kur’anit. Mrekullia e këtij libri qëndron në atë që njerëz tepër të thjeshtë, si, për shembull, Sad ibn Ebi Vekkasi, i ndryshoi dhe i bëri udhëheqës dhe liderë që i përmend historia. Nga një beduin i thjeshtë, ai bëri emër në histori dhe arriti të nënshtrojë perandorinë Perse në betejën e Kadisijes.
Po kështu, një beduin tjetër, i zymtë, i ashpër, i dhunshëm dhe që kishte groposur të gjallë vajzën e tij, ishte edhe Umer ibnul Hattabi. Nga një njeri i tillë, ai kthehet në një nga udhëheqësit më të suksesshëm që njeh historia. Ky njeri kaq i thjeshtë dhe që të gjithë e kishin frikë kur takoheshin me të, kthehet në një udhëheqës të suksesshëm, që kishte nën kontrollin e tij të gjithë Gadishullin Arabik, Egjiptin, Shamin dhe Irakun.
Ky libër (Kur’ani), një tregtar të thjeshtë, që nuk i interesonte gjë tjetër veç tregtisë, e ktheu në një nga personalitetet më të shquar në histori. Ai është simboli i sakrificës, zemërgjerësisë dhe burrërisë. Ky personalitet është Ebu Bekri, njëri nga shokët më të ngushtë të profetit Muhammed s.a.v.s.
Kështu, mrekullia e Kur’anit Famëlartë qëndron në atë që, duke zbatuar porositë dhe këshillat e tij, të kthen nga njerëzit më të suksesshëm dhe më me famë.