Pyete Hoxhën, pyetje dhe përgjigje për çështje islame
CHF12.00
Të nderuar lexues, është nder dhe kënaqësi për mua që para jush ta prezantoj librin e dytë me pyetje dhe përgjigje, të cilin e kam titulluar “Pyete Hoxhën” sipas rubrikës së pyetjeve në Radion Islame e cila e mban të njëjtin emër. Ky libër lindi nga pyetjet e shumta të cilat më janë parashtruar nga auditoriumi përmes rubrikës Pyete Hoxhën” në Radio. Islame dhe përmes rubrikës “Pyetje dhe Përgjigje” në revistën “Vepra”.
Titulli: Pyete Hoxhën, pyetje dhe përgjigje për çështje islame
Autor: Mr. Bashkim ALIU
Recensentë: Hasan BAFTIJARI
Lektor: Agim ABAZI
Faqosja: Furkan ISM
Kopertina: Jusuf SALIU
Botues: Furkan Ism
Shtypi: Furkan Print – Shkup
Faqe: 248
Të nderuar lexues, është nder dhe kënaqësi për mua që para jush ta prezantoj librin e dytë me pyetje dhe përgjigje, të cilin e kam titulluar “Pyete Hoxhën” sipas rubrikës së pyetjeve në Radion Islame e cila e mban të njëjtin emër. Ky libër lindi nga pyetjet e shumta të cilat më janë parashtruar nga auditoriumi përmes rubrikës Pyete Hoxhën” në Radio. Islame dhe përmes rubrikës “Pyetje dhe Përgjigje” në revistën “Vepra”.
Nevoja për libra të këtillë pa dyshim është e madhe, sepse problemet e njerëzve janë të shumta dhe pyetjet të cilat parashtrohen po ashtu janë të shumta, prandaj është e nevojshme që mos të jepen përgjigjet vetëm gojarisht, por edhe të botohen që të mund të kenë prej tyre dobi një numër sa më i madh i lexuesve dhe të mbeten në dobi të disa gjeneratave. Mendoj se deri diku kam arritur që t’u përgjigjem drejt pyetjeve të parashtruara, por nëse kam gabuar, e besoj se po, sepse jam njeri, kërkoj falje prej All-llahut dhe ndjesë prej lexuesve të respektuar.