Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në islam

CHF9.00

S’ka stok

Shkaku i parë dhe më kryesor i zgjedhjes se këtij libri për tu përkthyer ishte pikërisht urdhëri hyjnor, i cili e bën të detyrueshëm për çdo muslman pyetjen e dijetarëve për çdo gjë të paqartë, pasi dijetarët, siç transmetohet në hadith të saktë, janë trashëgimtarët e Pejgamberëve s.a.v.s. Gjithashtu, mënyra e pyetje-përgjigjes është një mënyrë shumë e përshtatshme, e cila ndihmon për të kuptuar më shpejt e më qarte shumë prej problemeve që shqetësojnë muslimanët sot, për vetë faktin se ajo mund të asimilohet fare lehtë nga të gjitha shtresat e popullit, duke filluar nga intelektualët e deri te njerëzit më të thjeshtë.

Category:

Titulli: Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e graus në islam
Autori: Muhammed Abdul-Aziz El-Musnid
Përktheu: Kujtim Ereqi, Bekir Halimi
Redaktor: Rafet Zaimi
Redaktor gjuhësor: Zekerija Ibrahimi
Redaktor teknik: Sedat Ramadani
Ballina: Azem Zaimi
Për botuesin: Bekir Halimi
Faqe 169
Boton: Shtëpia botuese NuN

Shkaku i parë dhe më kryesor i zgjedhjes se këtij libri për tu përkthyer ishte pikërisht urdhëri hyjnor, i cili e bën të detyrueshëm për çdo muslman pyetjen e dijetarëve për çdo gjë të paqartë, pasi dijetarët, siç transmetohet në hadith të saktë, janë trashëgimtarët e Pejgamberëve s.a.v.s. Gjithashtu, mënyra e pyetje-përgjigjes është një mënyrë shumë e përshtatshme, e cila ndihmon për të kuptuar më shpejt e më qarte shumë prej problemeve që shqetësojnë muslimanët sot, për vetë faktin se ajo mund të asimilohet fare lehtë nga të gjitha shtresat e popullit, duke filluar nga intelektualët e deri te njerëzit më të thjeshtë.

Një nga shkaqet e tjera që na bëri të zgjedhnim këtë libër ishte dhe mungesa e një literature të përshtatshme e përmbledhëse të problemeve më kryesore që shqetësojnë motrat muslimane anekënd tokave Shqiptare. Me anë të këtij libri, ne shpresojmë që tu vijmë sadopak në ndihmë atyre per tu lehtësuar barrën e rëndë që kanë marrë përsipër, e cila, për vetë kushtet e vendit tone, ne shumë raste është edhe më e vështirë se ajo e burrave. Ne falënderojmë motrat muslimane kudo që janë dhe ne të njëjtën kohë u bëjmë thirrje që të kapen fort pas mësimeve të Librit tone të shenjtë, Kuranit, dhe këshillave të Mësuesit më të madh të njerëzimit, Pejgamberit tone Muhamedi s.a.v.s. U bëjmë thirrje motrave musli mane që të mbahen fort pas hixhabit apo mbulesës islame, sepse ai është simbol i dlirësisë shpirtërore dhe i pastërtisë morale e sociale.

Megjithatë, edhe burrat mund të përfitojnë shumë prej këtij libri, siç thotë Pejgamberi ne një hadith: “Grate janë motrat e burravë’. Pjesa dënnuese e rregullave dhe dispozitave të Sheriatit Islam janë të njëjta si për burrat ashtu edhe për gratë. Dijetarët islamë kanë rënë dakord se të gjithë urdhërat që kanë ardhur ne Kuran dhe Sunet për burrat, janë të vlefshëm edhe për gratë, përveçse nëse vjen ndonjë argument tjetër i saktë që provon të kundërtën. Kështu, nëse Allahu, subhanehu ue teala, urdhëron besimtarët që të falin namazin, të agjërojnë Ramazanin apo të japin zekatin, urdhëri i tij përfshin edhe besimtaret, pavarësisht se nuk përmenden drejtpërsëdrejti.

Përmbajtja e librit: Magjistarët dhe falltorët, Vajtja te falltorët, Kundërshtimi i ligjeve të Allahut, Larja me gjak për të shëruar sëmundjet, Mbrojtja e fëmijëve, Shirku dhe dënimi, Të ankuarit nga shkaku i sëmundjeve, Kërkimi i vdekjes, Papastërtia abstrakte e jobesimtarë etj….

Kategoritë

Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në islam

CHF9.00