Qëllimi i krijimit

CHF4.90

2 in stock

Ndonëse shumica e njerëzve pas përsiatjeve të herë­pas­her­shme e lënë anash çështjen e arsyes së krijimit të tyre, është te­jet e rëndësishme për njerëzit që ta dinë për­gjigjen. Pa njohur për­gji­gjen e saktë, njerëzit bëhen të padallueshëm nga kafshët përreth tyre. Si rrjedhojë, nevo­jat e kafshëve për ngrënie, pije dhe riprodhim bëhen që­llim i vetëm i jetës njerëzore, dhe përpjekja e njeriut mbe­tet të fokusohet vetëm në këtë sferë të kufizuar. Kur këna­qësia materiale bëhet qëllimi më i rën­dë­si­shëm në jetë, jeta e njerëzve bëhet edhe më e degraduar se e kafshëve më të ulëta.

Titulli: Qëllimi i krijimit
Titulli i origjinalit: The Purpose of Creation
Autor: Ebu Aminah Bilal FILIPS
Përktheu: Arsim MURSELI
Recenentë: Ekrem Avdiu
Faqosja dhe kopertina: Arsim Murseli
Botues: Gjurma
Shtypi: Focus – Prishtinë

Ndonëse shumica e njerëzve pas përsiatjeve të herë­pas­her­shme e lënë anash çështjen e arsyes së krijimit të tyre, është te­jet e rëndësishme për njerëzit që ta dinë për­gjigjen. Pa njohur për­gji­gjen e saktë, njerëzit bëhen të padallueshëm nga kafshët përreth tyre. Si rrjedhojë, nevo­jat e kafshëve për ngrënie, pije dhe riprodhim bëhen që­llim i vetëm i jetës njerëzore, dhe përpjekja e njeriut mbe­tet të fokusohet vetëm në këtë sferë të kufizuar. Kur këna­qësia materiale bëhet qëllimi më i rën­dë­si­shëm në jetë, jeta e njerëzve bëhet edhe më e degraduar se e kafshëve më të ulëta.

Njerëzit në mungesë të qëllimit të krijimit vazh­di­misht do të keqpërdorin intele­gjen­cën e tyre të dhënë nga Zoti. Mendja e degraduar e njeriut shfry­tëzon aftësitë e saj për t’i krijuar dro­gat, bombat dhe kredhet në kurvëri, por­nografi, homosek­sua­li­tet, besëtytni, vetë­vrasje, marrje me fall etj. Pa njohjen e qëllimit të krijimit, ekzistenca njerë­zore humb të gjitha kuptimet dhe në fund çoroditet, dhe shpër­blimi i jetës së përhershme dhe i kënaqësisë në botën e ardhme shkatërrohet në tërësi. Prandaj, ësh­të e rëndësisë je­tike për njerëzit që të dinë përgjigjen e saktë në pyetjen “Përse ne jemi këtu?”

Shpeshherë njerëzit u drejtohen të tjerëve për për­gji­gje. Mirëpo, vendi i vetëm që i qartëson dhe i precizon për­gjigjet në këto pyetje mund të gjehet në librat e shpallur nga Zoti. Ka qenë e domosdoshme që Zoti nëpërmjet të dërguarve të zbulojë qëllimin e krijimit të njerëzve, meqë nje­rëzit janë të paaftë të gjejnë vetë përgjigjen e saktë. Të gjithë të dërguarit e Zotit ua kanë mësuar ithtarëve të tyre përgjigjen në pyetjen: “Përse Zoti e krijoi njeriun?”

Kategoritë

Qëllimi i krijimit