Qytete dhe qytetërime
CHF19.90
Në këtë vepër autori flet për historiografinë urbane dhe historinë e qytetërimeve. Qytetet që i kanë paraprirë qytetërimit si dhe qytetërimet që i kanë paraprirë qytetet janë pjesë e shpjegimeve që autori ofron në këtë vepër.
Titulli: Qytete dhe qytetërime
Titulli i origjinalit: Medeniyetler ve Şehirler
Autorë: Ahmet Davutogllu
Përkthyes: Rubin Hoxha
Biblioteka: Lexo
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Ali Pajaziti
Redaktor gjuhësor: Edison Çeraj
Redaktor artistik dhe disajni: Edib Agagjyshi
Redaktor teknik: Halil Berisha
Faqosës: Sedat Halimi
Mbikqyrës i shtypit: Kemail Ismaili
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus Print – Shkup
Botues: Logos – A
Në këtë vepër autori flet për historiografinë urbane dhe historinë e qytetërimeve. Qytetet që i kanë paraprirë qytetërimit si dhe qytetërimet që i kanë paraprirë qytetet janë pjesë e shpjegimeve që autori ofron në këtë vepër.
Vepra “Qytete dhe qytetërime” e Ahmet Davutogllusë është një bazë e madhe e të dhënave mbi qytetërimet kryesore botërore, mbi shtresimet e qytetërimeve dhe ndërveprimet e tyre, mbi fatet tragjike të qytetërimeve të zhbëra dhe mbi modelet e harmonisë ndërmjet tyre.
Duke pasur një qetësi kërkuese të admirueshme dhe duke e pasur një model të harmonisë së përbërësve të ndryshëm kulturorë, autori ka përfunduar në një qasje diametralisht të kundërt me atë që e hasim te Maks Veberi, si përfaqësues i historiografisë urbane botërore, e cila nëpërmjet një simplifikimi tipologjik i klasifikon qytetet vetëm në “oksidentale” dhe “orientale”. Përballë kësaj qasjeje ekskluzive, përjashtuese për identitete të tjera fetare, gjuhësore, etnike, ideologjike etj., Ahmet Davutogllu e ndërton perceptimin inkluziv, duke e kundruar në kompleksitetin e tyre identitetin e qyteteve dhe të qytetërimeve, natyrisht të ilustruar, ku më mirë, sesa në shembullin e Stambollit pas rënies së tij nën Perandorinë Osmane dhe ridefinimit e tij të bazuar në parimet e modelit të qytetit që e ngriti i Dërguari i Allahut, Muhamedi a.s., në Medinë.
Vepra “Qytete dhe qytetërime”, e shkruar me një kompetencë të veçantë profesionale dhe paanshmëri të rrallë shkencore, është gërmim në strukturat e lashta të qytetërimeve, është një hartë shpirtërore aktuale e njerëzimit dhe pse jo edhe një guidë për brezat që vijnë.