POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Rëndësia e familjes në Islam

CHF8.00

7 stok

Familja paraqet bërthamën e një shoqërie. Nga fati i saj, rënia apo ngritja, varet edhe fati i shoqërisë. Ne shohim sot familje që kanë humbur çdo vlerë dhe karakteristikë pozitive. Fatkeqësisht, kjo është bërë realitet edhe në trevat tona. Mosmarrëveshjet brenda familjeve tona janë bërë përditshmëri e zakontë, mjetet e informimit për çdo ditë na shkruajnë e flasin për gjëra të tilla.

Titulli: Rëndësia e familjes në Islam
Autor: Amër Halid
Përkthyes: Elmaz Fida
Lektor: Agim Abazi
Përgaditja kompjuterike: Jusuf Saliu
Shtypi: Print Ism – Shkup
Botues: Sh. B. Furkan Ism – Shkup

Familja paraqet bërthamën e një shoqërie. Nga fati i saj, rënia apo ngritja, varet edhe fati i shoqërisë. Ne shohim sot familje që kanë humbur çdo vlerë dhe karakteristikë pozitive. Fatkeqësisht, kjo është bërë realitet edhe në trevat tona. Mosmarrëveshjet brenda familjeve tona janë bërë përditshmëri e zakontë, mjetet e informimit për çdo ditë na shkruajnë e flasin për gjëra të tilla.

Dhe nganjëherë njeriu fiton përshtypjen sikur ky është bërë një trend i cili edhe nuk kuptohet si fatkeqësi, përkundrazi, si diç normale dhe në frymën e “zhvillimeve civilizuese”. Statistikat e reja tregojnë për shtim të frikshëm të përqindjes së divorceve, kurse informacioni që një familje shpërbëhet dhe ndahet tanimë nuk përbën më një lajm të kobshëm dhe të rëndë.

Konfliktet në familje janë shtuar, kurse mirëkuptimi dhe harmonia janë pakësuar. Marrëdhëniet e ngrohta që ekzistonin dikur, kanë filluar të ftohen. Shohim gra dhe burra që nuk dinë cili është roli i tyre. Burra të martuar krijojnë lidhje jashtëmar¬te¬sore. Të njëjtën gjë e bëjnë dhe shumë gra. Kurse marrëdhëniet jashtëmartesore, detyrimisht, do të ndikojnë në marrëdhëniet mes çiftit pas martese. Internetit dhe chat-i janë bërë më shumë se një botë virtuale për shumë burra e gra në drejtim të tradhtisë bashkëshortore.

Raportet e prindërve me fëmijët kanë humbur ngrohtësinë dhe butësinë. Përbuzja dhe mosrespektimi janë bërë pjesë përbërëse e familjeve tona. Gjuha e dashurisë dhe komunikimit të ndërsjellë është zëvendësuar me atë të injorimit dhe konflikteve. Të gjitha këto dhe të tjera janë gjëra që duhet të na shqetësojnë të gjithëve. Ato janë kambana alarmi të asaj që po vjen.

Duke pasur tërë këtë parasysh, gjithnjë e më tepër shihet nevoja e kuptimit dhe vlerësimit të familjes nga aspekti islam. Islami i kushton rëndësi të veçantë familjes dhe zhvillimit të saj. Ai e shikon familjen si frontin më të rëndësishëm në ruajtjen e Ummetit. Prandaj secili prej nesh duhet të kapet fort pas këtij fronti dhe të përpiqemi që familjet tona të jenë të konsoliduara.

Disa nga temat e trajtuara në këtë libër janë:

– Rëndësia e familjes në Kur’anin Famëlartë dhe traditën profetike
– Tradhtia bashkëshortore minon familjen
– Roli i vërtetë i gruas dhe burrit në familje dhe shoqëri
– Shoqërimi me vajza
– Martesa e fshehtë
– Zgjedhja e bashkëshortes
– Lumturia bashkëshortore

Kategoritë

Rëndësia e familjes në Islam