Rendi i ri botëror
CHF29.90
Ne jemi burim i terrorrizmit të pafund duke e përgaditur një botë komplote, revolucione, pude, skandale ….. ”Dora e fshehtë”
Libri “Rendi i ri botëror” është vepër kapitale e literaturës botërore shpirtërore, libër aktual sepse ecë para kohës dhe u prinë zhvillimeve të ardhëshme. Kjo vepër është pjesë e begatisë së paçmueshme shpirtërore dhe burim i njohurive të jashtëzakonshme për tragjedinë kosmike të cilat nuk mund të gjenden askund në formën e këtillë.
Titulli: Rendi i ri botëror
Autor: Eroll Velija
Boton: Tringa Design
Biblioteka: PASQYRA METAFIZIKE
Për botuesin: Prof Eroll VELIJA
Recesentë: Mr. Basri ABDULLAHU, Prof. Savash VELIU, Sociologe: Manushaqe Musliu
Kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës: Eroll Velija
Redaktor artistik: Manushaqe Musliu
Përgaditja kompjuterike: Focus BB Tetovë
Ballina: e huazuar
Ne jemi burim i terrorrizmit të pafund duke e përgaditur një botë komplote, revolucione, pude, skandale ….. ”Dora e fshehtë”
Libri “Rendi i ri botëror” është vepër kapitale e literaturës botërore shpirtërore, libër aktual sepse ecë para kohës dhe u prinë zhvillimeve të ardhëshme. Kjo vepër është pjesë e begatisë së paçmueshme shpirtërore dhe burim i njohurive të jashtëzakonshme për tragjedinë kosmike të cilat nuk mund të gjenden askund në formën e këtillë.
Ajo ngërthen një arsenal të gjerë dhe të mirëfillt të informatave të cilat ndihmojnë për t’u drejtuar një ditë kur e tërë bota do të humbë orientimin dhe për të qëndruar esull para vërsuljeve më të tmerrshme të stuhive të fundit apokaliptike (kiametike) dhe gjatë kohës së goditjeve më të tmerrshme të cilave bota jonë do t’u ekspozohet në “ditët e fundit siç e profetizon Libri Hyjnor – Kur’ani Famëlartë. Kjo vepër do t’ju frymëzojë, do të ndihmojë dhe do t’ju mbrojë pikërisht kur të keni nevojë më së tepërmi dhe do t’ju shpiejë në ardhmërinë të cilën e gjakoni.
A keni menduar ndonjëherë rreth faktit, se ju nuk ekzistonit para se të ngjizeshit, se më pas lindët në këtë botë dhe se keni ardhur në ekzistencë nga asgjëja?
A keni menduar ndonjëherë se si lulet, që ju shihni në dhomën tuaj të ndejjes, çelin çdo ditë nga dheu i errët dhe kanë aromë të këndshme e ngjyra të shumëllojshme.
A keni menduar ndonjëherë se si lulet, siç është trëndafili; lulevjollca, luleshqera, zymbyli, karafili, orkideja etj., kanë petale aq të lëmuara, pa ndonjë rrudhë, sikur të jenë të hekurosura.
A keni menduar ndonjëherë se si mushkonjat, që fluturojnë rreth jush, i lëvizin krahët e tyre aq shpejt, saqë nuk jemi në gjendje as edhe t’i shohim?
A keni menduar ndonjëherë se lëkura e frutave të tilla si bananet, shalqinjtë, pjeprat apo portokajtë shërben si një “amballazhë” i cilësisë së lartë dhe se si frutat mbështillen prej saj, në mënyrë të tillë, që të ruajnë shijen dhe aromën?
A keni menduar ndonjëherë se, ndërkohë që jeni duke fjetur, një tërmet i papritur mund ta shembë shtëpinë, zyrën apo qytetin tuaj dhe se, në pakë sekonda, ju mund të humbasni gjithçka që posedoni?
A keni menduar ndonjëherë se sa shpejt kalon jeta juaj dhe se ju do të plakeni, do të dobësoheni, e dalëngadalë, do të humbisni bukurinë, shëndetin dhe fuqinë tuaj?
A keni menduar ndonjëherë se një ditë ju do të gjeni para vetes engjëjt e vdekjes, të caktuar nga All-llahu atëherë ju do t’i lini lamtumirën e kësoi bote?
A keni menduar ndonjëherë se përse njerëzit janë kaq të lidhur pas një bote të cilën do ta lënë shumë shpejt, ndërkohë që ajo, për të cilën duhet të përpiqen më së shumti, është jeta e përjetshme, pas vdekjes?
“Ne nuk i krijuam qiejt dhe tokën dhe çdo gjë ndërmjet tyre, pa një qëllim.Ne i krijuam me një qëllim të caktuar, mirëpo shumica e tyre nuk e dinë”. (Ed Duhan:38-39)
” A mos vallë se Ne ju krijuam kot dhe se nuk do të ktheheni te ne?” (El Mu’minun:115)
“O Zot, ti je Fytyrëbukur,
i hijeshuar me aromë zymbyli
Pastaj urdhëron, dhe ne veprojmë
Ashtu që ky rregull mbetet i përhershëm”