Republika

CHF26.90

4 in stock

Platoni është filozofi me ndikimin më të madh në qytetërimin botëror dhe sidomos atë europian. I lindur në Athinë, (427- 347 p.e.s.), ai ishte një student i Sokratit, filozofit më të madh të të gjitha kohërave, dhe më pas ai u bë mësues i filozofit tjetër të madh grek, Aristotelit.

Titulli: Republika
Autori: Platoni
Përktheu: Robert KOSOVA, Anna Maria KOSOVA
Faqe: 461
Formati: me kapak të hollë
Përmasat e librit: 145 x 205 x 30 mm
Shtëpia Botuese: Plejad

Platoni është filozofi me ndikimin më të madh në qytetërimin botëror dhe sidomos atë europian. I lindur në Athinë, (427- 347 p.e.s.), ai ishte një student i Sokratit, filozofit më të madh të të gjitha kohërave, dhe më pas ai u bë mësues i filozofit tjetër të madh grek, Aristotelit.

“Republika” si dhe “Dialogët” janë mbështetur në fillim në mësimet e Sokratit dhe më pas Platoni përshkruan idetë dhe qëndrimet e veta për Shtetin, të drejtën, virtytet e njeriut dhe për qeverisjen. Qëllimi i Platonit është që të krijojë shoqërinë e drejtë, një mënyrë të drejtë dhe me virtyte të të jetuarit të përbashkët, një shoqëri të udhëhequr nga mbretër filozofë, me virtyte dhe të drejtë.

Sot, që duket sikur informacioni është bërë “masa” e kulturës dhe e dijeve, nevoja për mësimet e Platonit është më e madhe se kurrë. Informacioni nuk e mënjanon dhe as e mohon apo e bën të panevojshëm atë që është kryesorja në çdo shoqëri, qëndrimin ndaj gjërave, jetës, veprimeve tona, shoqërisë, të drejtës dhe virtyteve.

Gazeta e njohur amerikane Washington Post shkruan pas një studimi për librat më të lexuar në Universitetet elite të USA: “Ka dy mënyra për t’u diplomuar në Ivy League Education, (që përfshin tetë universitetet më të mira amerikane, Brown University, Columbia University, Cornell University, Dartmouth College, Harvard University, the University of Pennsylvania, Princeton University, and Yale University). Njera mënyrë është që të shpenzosh 200,000 dollarë për të studjuar në këto Universitete, tjetra është të lexosh falas librat e këtyre Universiteteve.“

Në listën e librave më të lexuar, “Republika” e Platonit është në vendin e parë.

Kategoritë

Republika

CHF26.90

Add to cart