Ringjallja e shpirtrave
CHF9.00
Me këtë libër i cili me përmbajtjen e tij dhe me porosinë kryesore dëshiroj të tregoj për haramet te cilat nuk janë te dukshme për syrin, por pasojat e tyre janë shkatërruese për shoqërinë dhe janë shumë prezente kudo rreth nesh. Theksi i këtij libri është vënë në pastrimin e shpirtit prej tumorit dhe kancerit të varshmërisë, urrejtjes dhe mendjemadhësisë.
Titulli: Ringjallja e shpirtrave
Autorë: Sanin Musa
Përktyes: Agim Avdiu
Për botuesin: Besnik Hamiti
Redaktor fetar: Rexhep Memishi
Redaktor gjuhësorë: Ermal Bega
Kopertina: Dodir Kraja
Shtypi: Fokus Print
Botues: Shtëpia Botuese “KlubiStudentor”-Shkup
Me këtë libër i cili me përmbajtjen e tij dhe me porosinë kryesore dëshiroj të tregoj për haramet te cilat nuk janë te dukshme për syrin, por pasojat e tyre janë shkatërruese për shoqërinë dhe janë shumë prezente kudo rreth nesh. Theksi i këtij libri është vënë në pastrimin e shpirtit prej tumorit dhe kancerit të varshmërisë, urrejtjes dhe mendjemadhësisë.
Ndërkaq, nuk është e mundshme që ta pastrojmë shpirtin pa sinqeritet ndaj Allahut xh.sh., ndaj Kur’anit dhe ahlakut (moralit) të Resulullahut s.a.v.s. Të gjitha këto duhen me qëllim që njeriu të lartësohet, të ndriçohet shpirtërisht dhe të përgatitet për cilësitë e Xhennetit lidhur me sabrin (durimin) dhe falënderimin.
Ashtu si libri Zbukuroje jetën tënde që ka dashur të të afrojë te Allahu, te sexhdeja dhe xhamia, po ashtu ringjallja e shpirtit ka për qëllim që ata të cilët gjenden në saf para Allahut xh.sh., t’i fisnikrojë, t’i nxisë, t’i forcojë, t’i pastrojë me qëllim që të na përmirësohet gjendja jonë dhe me qëllim që t’i afrohemi Zotit, me qëllim që Ai të jetë i kënaqur me ne Do të na mjaftonte pak kënaqësi dhe mëshirë e Tij edhe për këtë botë, edhe për ahiret.