POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Rinia universitare dhe religjioni – (studim sociologjik)

CHF10.00

7 stok

Siç dihet, feja si një dukuri e rëndësishme shoqërore, në periudhën e komunizmit ishte shpallur për armik numër një të shoqërisë dhe qytetarit dhe ishte “përjashtuar” nga rrjedhat shoqërore. Fetarët dhe njerëzit e petkut fetar (klerikët) ishin njerëz të padëshiruar, të përçmuar, të shtypur nga aparati shtetëror, kurse anëtarët e partisë ateiste i gëzonin të gjitha privilegjet e mundshme të kohës.

Titulli: Rinia universitare dhe religjioni – (studim sociologjik)
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor gjuhësor: Fatmire Ajdini – Hoxha
Recensentë: Prof. Dr. Zeki Arsllantyrk,  Mr. Rejhan Neziri
Redaktor artistik dhe disejni: Edi Agagjyshi
Redaktor teknik dhe faqosës: Azem Zaimi
Mbikëqyrës i shtypit: Imer Goxhufi
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus – Prishtinë
Botues: Logos – A

Siç dihet, feja si një dukuri e rëndësishme shoqërore, në periudhën e komunizmit ishte shpallur për armik numër një të shoqërisë dhe qytetarit dhe ishte “përjashtuar” nga rrjedhat shoqërore. Fetarët dhe njerëzit e petkut fetar (klerikët) ishin njerëz të padëshiruar, të përçmuar, të shtypur nga aparati shtetëror, kurse anëtarët e partisë ateiste i gëzonin të gjitha privilegjet e mundshme të kohës. Me shkatërrimin e ideologjisë që premtonte parajsën e kësaj bote, përnjëherë filloi që t’i rritet vlera fenomenit të quajtur fe, – e cila në “kohën e kuqe” ishte në shënjestër të sulmeve të ndryshme, – madje në disa shoqëri arriti të marrë një pozicion qendror.

Paskëtaj, duke filluar nga qytetarët e rëndomtë e deri te elita, nga individët e deri te institucionet, të gjithë filluan ta
identifikojnë veten me fenë dhe fetaren. Hoxhallarët e priftërinjtë të cilët deri dje ishin shpallur persona non grata, “të cilët ishin të rrezikshëm meqë punonin për hegjemoninë e klasës klerike”, hë për hë u bënë personalitete të respektuara dhe me ndikim në jetën politike dhe shoqërore në përgjithësi, u bënë subjekt mjaft tërheqës i spektrit medial. Xhamitë dhe kishat filluan të vizitohen nga individë që deri dje kishin qenë armiq të këtyre tempujve. Si duket ata kishin kuptuar se feja nuk na qenka opium për ta vënë në gjumë popullin, porse në të vërtetë, e tillë ka qenë ideologjia marksiste-leniniste që dita ditës po zbehej, kishin kuptuar vërtetësinë e fjalëve të Mircea Eliade-s se “vetë të jetuarit si njeri është veprimtari religjioze”, se shoqëria asnjëherë s’mund të abstraktohet nga feja. Shkurt e troç, mund të thuhet se panorama e shoqërive që e përjetojnë tranzicionin shoqëror u ndryshua në tërësi, jeta u gjallërua dhe u ngjyros me bojat e fetarësisë.

Kategoritë

Rinia universitare dhe religjioni - (studim sociologjik)

CHF10.00

Add to Cart