POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Ripërtëritja e shkencave fetare, Ihjau ulumid-din

CHF25.00

6 stok

Gazaliu në këtë vepër shpjegon rrugët e shpëtimit të muslimanëve nga shumë devijime brenda vetë religjionit, iluzioneve të shumta në fe dhe në besim, të cilat para së gjithash rrjedhin nga prania e madhe e metafizikës greke, teologjisë krishtero-hebreje dhe mistikës në botën muslimane.

Titulli: Ripërtëritja e shkencave fetare I, Ihjau ulumid-din
Titulli i origjinalit: Ihjau Ulumid-din
Autorë: Ebu Hamid El-Gazali
Përktheu: Prim.dr.med.sci. Ali F. Iljazi
Redaktor: Sabri Bajgora
Recensues: H. Enes ef. Koshi, Munir ef. Salkurti
Redaktor gjuhësor: Hasan Arllati
Lektor: Ali R. Gojani
Radhitja kompjuterike: Ardian Kurhasani, Yll Zherka, Napolon Zeqiri
Ballina: Fatlum Rexhepi
Botues: Shtëpia botuese Mendimi Islam – Prishtinë
Shtypi: Shtypshkronja Mozaik – Podujevë

Duke falënderuar Allahun e Madhërishëm, lexuesve shqiptar u ofrohet vepra më e njohur, më e rëndësishme – “RIPËRTËRITJA E SHKENCAVE FETARE” e autorit me renome botërore, imam Ebu Hamid Muhammed el-Gazaliut, Huxhxhetul-islam. Padyshim autori bën pjesë në teologët, juristët, filozofët, mistikët, reformatorët dhe mendimtarët më të mëdhenj muslimanë dhe më të spikatur të shekullit të mesëm (1059-1111/450-501 h).

Gazaliu në këtë vepër shpjegon rrugët e shpëtimit të muslimanëve nga shumë devijime brenda vetë religjionit, iluzioneve të shumta në fe dhe në besim, të cilat para së gjithash rrjedhin nga prania e madhe e metafizikës greke, teologjisë krishtero-hebreje dhe mistikës në botën muslimane.

Ka qenë mendimtar gjithëpërfshirës i cili është marrë me dituri të ndryshme të jurisprudencës fetare (fikh), filozofi (felsefeh), logjikë (mantikë), sufizëm (et-setavvuf el-lsiamijj), apologjetikë (ilmul-kelam) si dhe për sekte dhe fraksione të ndryshme. Imam Gazaliu ka studiuar të gjitha shkencat. Ka medituar në mënyrat dhe metodat të cilat njeriun e shpijnë kah e vërteta.

Kategoritë

Ripërtëritja e shkencave fetare, Ihjau ulumid-din

CHF25.00

Add to Cart