Risale et teuhid – shqyrtimi mbi monoteizmin në Islam

CHF7.90

3 stok

Libër i rëndësishëm që shqyrton monoteizmin në Islam, kjo do të thotë besimin vetëm në një Zot të Madhërishëm Allahun xh.sh.

Titulli: Risale et teuhid – shqyrtimi mbi monoteizmin në Islam
Autor: Muhammed Abduhu
Përkthyes: Muhamed I. Dulaku
Redaktor: Dr. Selim Sylejmani
Recensues: Avni Aliu – teolog
Redaktor gjuhësor: Mehdi Hyseni
Korrektor: Ajshe Hyseni
Botues: Sh.k. Drita – Gjilan
Redaksia e revistës Drita e jetës

Libër i rëndësishëm që shqyrton monoteizmin në Islam, kjo do të thotë besimin vetëm në një Zot të Madhërishëm Allahun xh.sh.

Tevhidi është shkencë, brenda së cilës përsiaten çështjet themelore të fesë islame: të ekzistuarit e Zotit, atributet e Tij definojnë dhe konstatojnë suazat e mundshme dhe të lejuara për të kuptuar Zotin, përkatësisht, format e palejuara për prezentimin e Zotit. Pastaj, rrahet çështja e të Dërguarve të Zotit, Pejgamberizmi i të cilëve do të duhej të ndriçohej, si dhe mbi atë se çfarë janë detyrat e tyre, çka mund e çka nuk mund t’u përshkruhej atyre.

Domethënia parimore e tevhidit është të besuarit, se Zoti është Një i vetmi dhe se Atij askush dhe asgjë nuk i gjason. Kjo shkencë është quajtur mu kështu për shkak të theksuarit e lëmisë më të rëndësishme të saj, e kjo është të konstatuarit e qartësisë së Zotit, pastaj të sqaruarit e vërtetë të Qenies së Tij, krijimin e botëve, të konceptuarit se Ai është i vetmi strehim i çdo gjëje dhe i Vetmi të cilit çdo gjë i drejtohet. Shpallja e kësaj ka qenë i vetmi qëllim i Pejgamberizmit të Muhammedit alejhis-selam, mu ashtu siç vërtetojnë edhe ajetet e Kur’anit Fisnik, për çka do të bëhet fjalë më vonë.

Kategoritë

Risale et teuhid - shqyrtimi mbi monoteizmin në Islam