Rizbulimi i namazit – Komunikimi me Allahun

CHF8.90

1 in stock

Pse i Dërguari i Allahut s.a.v.s., e identifikoi namazin si faktor determinues e dallues mes besimtarit dhe jobesimtarit? Pse ishte namazi një veçori për të cilën Profeti Muhamed s.a.v.s., e përkujtoi komunitetin e tij madje edhe në shtratin e vdekjes, duke thënë: “Për Zotin, mos e braktisni namazin”?

Titulli: Rizbulimi i namazit – Komunikimi me Allahun
Titulli i orgjinalit: Rediscovering Prayer – Communicating with Allah
Autor: Bassam Saeh
Përkthyes: Osman Osmani
Redaktor: Agim Abazi
Faqosja dhe dizajni: Suhejb Xhemaili
Shtypi: Furkan Print – Shkup
Faqe: 156
Formati: A5
Botues: Shtëpia botuese Furkan ISM

Pse i Dërguari i Allahut s.a.v.s., e identifikoi namazin si faktor determinues e dallues mes besimtarit dhe jobesimtarit? Pse ishte namazi një veçori për të cilën Profeti Muhamed s.a.v.s., e përkujtoi komunitetin e tij madje edhe në shtratin e vdekjes, duke thënë: “Për Zotin, mos e braktisni namazin”?

Vallë, qe detyruar namazi në jetën e muslimanëve si dënim apo si shpërblim? Cilat aspekte të tij janë të vështira dhe cilat janë të këndshme, nëse ne, në fakt, gjejmë kënaqësi në të? Pse urdhërohemi të falim namaz në kohë të veqanta, me lëvizje të veçanta dhe me numër të veçantë rekatesh e përuljesh? Pse duhet të shprehim fjalë të veçanta dhe të bëjmë këndime të veçanta? Pse namazi gjendet në të gjitha fetë?

Me çdo frymëmarrje, mbani mend se e tërë jeta është një namaz. Në të gjitha rrethanat dhe kudo gë shkoni, jini të pastër në shpirt ashtu siç jeni në trup pas përgatitjes për namaz. Jini sa më mirënjohës ndaj Zotit, ashtu siç është çdo qelizë në trupin tuaj, çdo muskul i përbashkët dhe çdo pore, ndonëse pa vetëdijen tuaj.

Ky libër ka për qëllim tju ofrojë një sërë çelësash me të cilët mund t’i hapni magazinat e mendjes dhe zemrës, të fluturoni nëpër botën e imagjinatës tuaj me Perëndinë dhe të lundroni në detet e zbulimit.

Kategoritë

Rizbulimi i namazit – Komunikimi me Allahun