Rrëfime të vërteta pejgamberike

CHF24.90

Out of stock

Ky libër është një përmbledhje e shumë rrëfimeve nga hadithet e Pejgamberit paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të! Sipas vlerës, rrëfimet pejgamberike radhiten menjëherë pas rrëfimeve kuranore. Përderisa Kurani është fjalë e Allahut, ndërsa rrëfimet pejgamberike, shumica e tyre, janë shpallje nga vetë Allahu i Lartësuar, këto rrëfime kanë origjinën e njëjtë në burim dhe në qëllim, sepse synimet e rrëfimeve në hadithet e Pejgamberit paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të! janë njësoj si synimet e Kuranit në rrëfimet e tij. Të dy kanë për qëllim ofrimin e furnizimit me njohuri dhe begatimin e thirrësve dhe njerëzve të mirë. Është furnizimi shpirtëror, kalitja e shpirtrave të besimtarëve dhe zemrave e mendjeve të tyre ajo që përmban rrëfimi. Rrëfimi kuranor dhe pejgamberik mbjell në qenien e njeriun një rrymë pozitive, të butë e të pastër. Në ngjarjet dhe fjalët e tij ai përmban këshilla e përfitime, orientim për në rrugën e drejtë, dhe largim të besimtarit nga mëkatet dhe të këqiat.

Titulli: Rrëfimet e vërteta pejgamberike
Titulli i origjinalit: صحيح قصص النبوي
Autor: Dr. Umer Sulejman Abdullah El-Eshkar
Boton: Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës
Shtëpia Botuese “Dituria Islame”
Për botuesin: Mr. Sci. Naim Tërnava
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Grup përkthyesish
Redaktor: Dr. Sylejman Osamni
Lektor: Mr. Besnik Jaha
Korrektor: Ahmet Sadriu
Ballina: Bashkim Mehani
Redaktor teknik & Realizimi kompjuterik: Studio Mozaiku
Shtypi: “Mozaiku” – Podujevë

Ky libër është një përmbledhje e shumë rrëfimeve nga hadithet e Pejgamberit paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të! Sipas vlerës, rrëfimet pejgamberike radhiten menjëherë pas rrëfimeve kuranore. Përderisa Kurani është fjalë e Allahut, ndërsa rrëfimet pejgamberike, shumica e tyre, janë shpallje nga vetë Allahu i Lartësuar, këto rrëfime kanë origjinën e njëjtë në burim dhe në qëllim, sepse synimet e rrëfimeve në hadithet e Pejgamberit paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të! janë njësoj si synimet e Kuranit në rrëfimet e tij. Të dy kanë për qëllim ofrimin e furnizimit me njohuri dhe begatimin e thirrësve dhe njerëzve të mirë. Është furnizimi shpirtëror, kalitja e shpirtrave të besimtarëve dhe zemrave e mendjeve të tyre ajo që përmban rrëfimi. Rrëfimi kuranor dhe pejgamberik mbjell në qenien e njeriun një rrymë pozitive, të butë e të pastër. Në ngjarjet dhe fjalët e tij ai përmban këshilla e përfitime, orientim për në rrugën e drejtë, dhe largim të besimtarit nga mëkatet dhe të këqiat.

Libri, sikur që na bën me dije edhe vetë titulli përkufizohet vetëm në hadithet që kanë zinxhirin transmetues (sahih) nga i Dërguari i Allahut. (paqja dhe bekimi qofshin mbi të). Nuk i jam shmangur kësaj, për disa rrëfime të pakta që janë (mevkufe) transmetim sahabët, por që është i saktë zinxhiri i tyre transa (isnadi). Kështu mund të kuptohet se ata vetë i kanë dëgjuar këto rrëfime nga Pejgamberi (paqja dhe bekimi qofshin mi të), apo i kanë mësuar nga dikush tjetër.

Ndërsa përkufizimi i librit vetëm në hadithet e sakta, duke mos përfshirë hadithet e dobëta, të pavërteta e të shpifura, është bërë për shkak se mveshja e haditheve Pejgamberit, është gënjeshtër ndaj të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi qofshin mbi të), Gënjeshtra ndaj Allahut dhe ndaj të Dërguarit të Allahut është prej krimeve të rënda e mëkateve më të mëdha. Prandaj nuk lejohet mveshja e haditheve të pasakta Pejgamberit (paqja dhe bekimi qofshin mbi të), edhe nëse hadithi është rrëfim, ngase rrëfimet janë lajme dhe ngjarje gajbije (lajme që ne nuk mund t’i pranojmë ndryshe veçse me argumente fetare nga Kurani dhe Suneti). Ne e besojmë gajbin (të fshehtën) e argumentuar, ndërsa besimi në gjërat që nuk janë të vërtetuara e që kanë të bëjnë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij, e që janë të fshehta për ne (gajb), gjëra që nuk mund të njihen përveçse përmes Shpalljes Hyjnore, paraqesin devijim nga rruga e drejtë dhe humbje të orientimit. Shtoja kësaj edhe faktin se rrëfimet e pavërteta, të mveshura Pejgamberit (paqja dhe bekimi qofshin mbi të), paraqesin shumë nga bindjet, moralet dhe normat e pabazuara, të cilat gabimisht mund të nguliten në qenien e njeriut. Këto lloj rrëfimesh të pa bazë janë mjet i lehtë për ata që dëshirojnë t’i devijojnë myslimanët, andaj pikërisht për këtë shumë nga dijetarët tërheqin vërejtjen për dëmin e rrëfimeve të rreme. Po ashtu tërheqin vërejtjen edhe nga rrëfimtarët, të cilët nuk njohin dhe nuk dallojnë hadithin e vërtetë nga hadithi i dobët dobët. Për këtë ata kanë shkruar disa libra, ku sqarojnë rrezikun e madh prej atyre njerëzve që fenë e kanë bërë objekt të rrëfimeve të tyre të pavërteta, dhe e përngjasojnë me shkrime të rëndomta si: përralla, legjenda, miti e fabula. I kësaj natyre është edhe veprimi i disa autorëve bashkëkohorë, të cilët njollosën jetëshkrimin e Pejgamberit (paqja dhe bekimi qofshin mbi të), duke e trajtuar në formë përralle. Me këtë gjest ata dëmtuan njohjen e të vërtetës te shumë myslimanë. Unë i kam verifikuar burimet e haditheve nga librat e Sunetit, sidomos nëse janë në dy Sahihët, apo në njërin prej tyre, por nuk jam zgjeruar në studimin e shënimit të haditheve, transmetimet dhe shprehjet e tyre. Përgjithësisht kam përmendur rrëfimet që janë më gjithëpërfshirës. E në rast se në transmetimet tjera ka njohuri dhe dobi që s’përmenden në transmetimin që kam sjellë, atëherë i përmendi që të gjithë rrëfimet.

Jam mbështetur në shënimin dhe transmetimin e hadithit, në transmetimet e disa dijetarëve, dija e të cilëve merret për bazë në këtë çështje. Nuk kam përmendur hadithet që përmbajnë lajme për të kaluarën, që nuk janë rrëfim. Ka lajme të shumta në hadithet e Pejgamberit (paqja dhe bekimi qofshin mbi të), që flasin për krijimin e qiejve dhe të tokës, për krijimin e melekëve, xhindëve dhe njerëzve, që flasin për të dërguarit, njerëzit e mirë dhe njerëzit e jo të mirë, por që nuk e kanë formën e rrëfimit. Për këtë arsye edhe nuk i kam sjellë, për shkak se nuk hyjnë në kuadër të asaj që kam përcaktuar në këtë libër. Lexuesi do të vërejë se gjatë përpilimit të këtij libri kam ndjekur një rrugë unike në secilin hadith. Secilit hadith ia kam përgatitur një hyrje, që mund të llogaritet si parathënie e rrëfimit, pastaj kam sjellë hadithin me tekst të tij, e më pas i kam cekur burimet e tij në literaturën nga e cila e kam marrë hadithin. Kam përmendur shprehjet dhe fjalët e panjohura, duke u bërë një shpjegim të duhur.

Kategoritë

Rrëfime të vërteta pejgamberike

CHF24.90